• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijon ndërtimi i dy shkollave në Kodër-Kamëz, Veliaj: Godina e re “Sami Frashërit” do jetë më e fortë dhe më e madhe

by Java News
22/04/2020 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht situatës me COVID-19 dhe nevojës për të ndihmuar çdo ditë me ushqime familjet në nevojë dhe të moshuarit e vetmuar, Bashkia e Tiranës vijon punën me projektet infrastrukturore, sidomos për ndërtimin e shkollave të reja. Duke respektuar masat e distancimit social dhe higjenës personale, puna për ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz po e ecën me shpejtësi.

Shkolla e re ka nisur të marrë formë si një nga projektet më të bukura dhe moderne të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se pavarësisht pandemisë, puna për këtë projekt nuk do të ndalet.

“Para se të niste pandemia, përuruam kopshtin në Kodër-Kamëz, i cili lehtësoi një pjesë të madhe të familjeve që i çonin fëmijët e tyre në Laprakë ose tek Zogu i Zi. Por, shkolla “Nënë Tereza”, e cila do të jetë shkollë e mesme, shkollë 9-vjeçare, parashkollor dhe kopësht njëkohësisht, zgjidh përfundimisht një problematikë të madhe për këtë komunitet. Ajo që kuptuam nga situata e pandemisë është se kombet që u bëjnë ballë sfidave nuk janë kombet që kanë, por ato që dinë”, tha Veliaj.

Shkolla “Nënë Tereza” është pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë, të cilat rrisin cilësinë e mësimdhënies në kryeqytet.

“Edhe nëse do të vijmë në situatën kur në qytetin e Tiranës do të duhet t’i bëjmë të gjitha shkollat me dy turne, për të ruajtur distancat, për të pasur klasa të vogla dhe higjienë maksimale, 17 shkollat e reja janë ekzaktësisht përgjigja për një sfidë të kësaj natyre. Këtu po ndërtojmë dy shkolla, një kopësht dhe një parashkollor, ndërkohë pjesë e këtij loti janë edhe dy shkolla: “Kristo Frashëri” dhe “Vaçe Zela” tek Don Bosko, por shkolla e tretë që ka filluar paralelisht me nënkalimin tek “Shqiponja”, që kompleton të gjithë zonën veriore të Tiranës, pra zonën e Kodër-Kamzës dhe Institutit Bujqësor”, u shpreh ai.

Veliaj dha lajmin e mirë edhe për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar dhe sipas ekspertëve nuk mund të përballojë dot një tërmet të dytë. Ama, shkolla e re jo vetëm do të jetë më e sigurtë, por do të jetë më e madhe dhe me kushte shumë herë më të mira.

“Kemi nisur zbrazjen e shkollës “Sami Frashëri”; sigurisht, është një ditë emocionale edhe për mua, aty kam kryer shkollën e mesme, ama pavarësisht ristrukturimeve që i ishin bërë ndër vite, themelet e shkollës ishin po ato. Kjo do të thotë se shkolla nuk e përballon dot një tërmet tjetër, ndaj është më mirë të marrim një vendim të vështirë sot, ta ndërtojmë më të re, më të fortë, më të madhe”, deklaroi ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se pandemia ka shtuar nevojën për të ndryshuar edhe urbanistikën në qytet, duke i dhënë më shumë prioritet këmbësorëve dhe çiklistëve. “Nga tani e tutje investimet më të mëdha do të jenë në zgjerimin e trotuareve dhe korsitë e biçikletave sepse, me sa duket, pandemia do na bëjë më shumë pedonalë dhe më shumë çiklistë. Kjo do të thotë se hapësirat e mbyllura, si autobusët dhe furgonët, do jenë më të padëshiruara; më të lakmuara do të jenë hapësirat që bëhen ose në këmbë,

ose me biçikletë. Nëse qytetet më progresive në botë po bëjnë saktësisht këtë, pra e vënë fokusin te këmbësorët dhe çiklistët, do të duhet që edhe Tirana të mbajë hapin e qyteteve më progresiste në planetin tonë, për t’u ballafaquar me këtë sfidë”, shtoi ai.

Kryebashkiaku shprehu angazhimin e Bashkisë së Tiranës për të vijuar edhe me projektin e rindërtimit të shkollave dhe banesave të dëmtuara nga tërmeti.

“Do e kalojmë edhe pandeminë, do zgjidhim edhe shtëpitë e reja të tërmetit, për të cilat ka filluar gara e shtëpive individuale dhe ka mbaruar gara e projekteve për shkollat e reja dhe për ndërtesat me shumë banorë, siç janë pallatet apo shtëpitë e mëdha. Besoj se po të dalim faqebardhë nga të gjitha këto histori, do tregojmë që jemi një qytet modern”, u shpreh Veliaj.

Ndërkaq, hyrja nga Kombinati për në Tiranë ka marrë një pamje krejtësisht të re. Pas rikonstruksionit të rrugës me të gjitha standardet nga Vaqarri deri tek Pallati me Shigjeta, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për zhvendosjen e tregut në atë zonë.

“Jemi duke pastruar edhe tregun informal të rrobave të përdorura tek “Pallati me shigjeta”. Një qytet që mbushi 100 vjet kryeqytet nuk mundet që t’i shesë rrobat e përdorura në aksin kryesor Kombinat-21 Dhjetori. Kjo është arsyeja pse komunitetit rom i kemi dhënë një hapësirë më të madhe për treg, edhe për të ruajtur distancën sociale, për të mos i mbajtur tezgat ngjitur. Pra, edhe edhe atyre u japim një zgjidhje afatgjatë, duke paguar 0 taksë në Bashkinë e Tiranës për tregun e ri”, deklaroi Veliaj.

Shkolla “Nënë Tereza” do t’i japë një mundësi të barabartë fëmijëve të zonës, që të arsimohen si gjithë bashkëmoshatarët e tyre kudo në Tiranë, me kushte më të mira. /e.s/

Next Post
Gjermania jep ‘OK‘ për testimin e vaksinave kundër koronavirusit tek njerëzit/ Në fazën e parë do të jenë…

Gjermania jep 'OK‘ për testimin e vaksinave kundër koronavirusit tek njerëzit/ Në fazën e parë do të jenë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton zyrtarisht kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE miraton zyrtarisht kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë

April 24, 2026
Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

April 24, 2026
“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

April 24, 2026
Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

April 24, 2026
Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

April 24, 2026
Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

April 24, 2026
“Materiale ndërtimi që BE nuk i përdor”, Bici: Me sigurinë nuk duhet ceduar fare!

Si ndodhi zjarri te “Farmacia 10”, hetuesit marrin në pyetje 5 fëmijët që dyshohen se e nisën

April 24, 2026
1500 banesa të reja deri në 2029… Çfarë përfshin programi qeverisës ‘Rama 4’ për politikat sociale

Deri më 19 maj faza e parë e aplikimit për kreditë e buta, ja kriteret që duhet të plotësoni

April 24, 2026
Kërkesa e SPAK për Bllakon, 5 deputetë të PD kërkojnë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Kuvendi shpall dy vende vakante në KLGJ për pedagogët e Drejtësisë, kushtet dhe afatet e aplikimit

April 24, 2026
Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë

Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In