• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijon eksodi/ LSI humb ‘bastionin’ e Metës, PS merr Këshillin Bashkiak të Skraparit

by Java News
20/03/2018 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI është në ditët e saj më të këqija. Hemoragjia që po pëson javët e fundit e ka bërë partinë që qëndroi 8 vite në pushtet më të dobët se kurrë. Këshilltarët bashkiakë të disa prej njësive administrative në vend duke filluar me Tiranën e vazhduar me Gjirokastrën, Fierin, Belshin Vlorën dhe së fundmi  Skraparin, janë larguar nga LSI duke ju bërë thirrje edhe anëtarëve që të bashkohen me PS-në. Arsyeja është bashkëpunimi me PD-në e Bashës dhe pengimi që PD-LSI po i bën integrimit të vendit. Gjithashtu, theksohet se opozita e Kryemadhit është e padenjë.

Bashkia e fundit ku LSI ka falimentuar është Skrapari. 6 nga 10 këshilltarët e LSI në Çorovodë (Skrapar) kanë kaluar me PS-në. Bastioni i Metës ka rënë përfundimisht. Pas këtij largimi nga LSI, PS-ja tani kontrollon 9 nga 15 këshilltarët bashkiakë duke u bërë kështu mazhorancë e plotë.

Edhe 2 këshilltarët e PD dhe PR që akoma nuk janë rreshtuar formalisht me PS-në, në votimin e fundit kanë votuar njëlloj si PS duke e çuar kështu në 11 numrin e votive të socialistëve në këtë këshill bashkiak, nga 15 që janë gjithësej.

Kësilloj, kryetari Nesim Spahiu i LSI praktikisht është formalisht në krye të bashkisë.

Si për t’i vënë vulën nxerrjes së PD dhe LSI në opozitë,  anëtarët e këshillit Bashkiak Çorovodë, dje në datë 19 mars 2018, ka shkarkuar kryetaren e Këshillit bashkiak të LSI, zonjën Mimoza Zylyftari duke votuar në vend të saj për socialistin zotin Partizan Gorçe, siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga lexo.al.

Deklarata e plotë e këshilltarëve të LSI që iu bashkuan PS-së:

Deklaratë për shtyp – Këshilltarët e LSI, Skrapar

Kur tre vjet më parë garuam nën siglën e LSI në njësinë administrative të Skraparit, ishim të bindur se bënim pjesë e një të majte të bashkuar dhe përparimtare, që do të afronte Shqipërinë me Europën përmes reformave thelbësore.

Për fat të keq, zhvillimet e fundit politike tregojnë qartë se LSI është bërë bashkë me PD për të parë nga lindja, e jo më nga Perëndimi.

Ne nuk jemi votuar nga qytetarët e Skraparit për të qenë vegla të interesave të huaja në vendin tonë. Të bëhesh sot bashkë me Lulzim Bashën, është njësoj sikur të ulesh në të njëjtën tryezë me ata që dëshirojnë një Shqipëri të përçarë, të prapambetur dhe larg Bashkimit Europian.

Në të shkuarën, LSI si një forcë politike me fokus tek integrimi është përpjekur të shtyjë përpara reforma të përgjegjshme, me impakt pozitiv në jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë, sot projekti i vetëm i LSI është të rikthehet sërish në pushtet, e për të bërë këtë është e gatshme të përdorë të gjithë makinacionet e mundshme, duke u katandisur në një shtojcë të Partisë Demokratike dhe të interesave ruse në Ballkan.

Opozita e LSI është një opozitë e bazuar mbi sharjet dhe çizmet, e që nuk ka asgjë të përbashkët me interesat thelbësorë të vendit.

Sot, LSI është shndërruar në një faktor bllokues i reformave dhe ç’është më e keqja, edhe investimeve në të gjithë zonën e Skraparit.

Për këtë arsye, duke pasur në zemër interesat më të mira të personave që i kemi shërbyer gjatë këtyre tre viteve dhe duke marrë parasysh se qytetarët nuk na votuan as për të sharë, as për t’u rrahur e as për të flakur çizme, deklarojmë largimin tonë përfundimtar nga radhët e LSI.

Nga dita e sotme, ne i bashkohemi grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste dhe e bëjmë këtë të vendosur për t’i shërbyer deri në fund transformimit të plotë të zonës së Skraparit, një zonë që i ka të gjitha mundësitë për të qenë e begatë, ashtu si bukuritë natyrore që na rrethojnë.

Duke përfituar nga ky moment, i bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë të LSI në të gjithë njësitë administrative të vendit të ndjekin shembullin tonë sepse partia e tyre nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Përkundrazi, sot opozita po i shërben interesave okulte, që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Kushdo që ka sadopak ndërgjegje brenda vetes, nuk mund të pranojë të ndjekë këtë rrugë. Ne, nuk mund ta pranojmë këtë!

Faleminderit!

a.ç

Next Post
I izoluar nga uji, FA transporton me urgjencë në spital 27-vjeçarin

I izoluar nga uji, FA transporton me urgjencë në spital 27-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In