Këtë të martë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi një tryezë për përgatitjet e zgjedhjeve që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Përveç organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e dy partive kryesore në vend.
Oerd Bylykbashi i PD-së tha se PS dështoi Reformën Zgjedhore.
“Lajmi i keq me të cilin përplaset kjo tryezë sot është fakti që PS dështoi Reformën Zgjedhore. Fakti që dështoi për dy vjet për një komision reforme, sigurisht që nuk lë të kesh hamendësime, pse edhe një grup dialogu që kishte më pak rregulla dhe garanci procedurale parlamentare të kishte sukses për tre muaj. Përtej çdo gjëje fakti është që rekomandimet e OSBE-ODIHR sipas propozimit dhe vendimit që ka marrë partia më e madhe në parlament është që nuk do të zbatohen. Pra pas më shumë se dy vitesh nuk ka dhe nuk do të ketë reformë. Ky është lajmi i keq që kanë sot shqiptarët përtej partive politike”, tha ai.
Bylykbashit iu kundërpërgjigj Eridian Salianji, i cili është Sekretari Zgjedhor i selisë rozë. Ai tha se Partia Demokratike prishi dialogun që në momentet e para. Sipas Salianjit, demokratët paraqitën një draft duke i vendosur një vijë të kuqe dialogut duke e dështuar atë.
“Përderisa këtu u fol politikisht edhe unë do ta jap mendimin tim si Sekretar Zgjedhor i PS, por edhe si pjesëtar si ekspert në tryezën e dialogut. Tryeza e dialogut nisi si tryezë dialogu, por PD që në fillimin e saj e prishi idenë pse u ngrit kjo tryezë dialogu. Në një sallë si kjo, PD hartoi një draft dhe atë draft e paraqiti në tryezën e dialogut duke imponuar që o miratohet ky draft ose PD nuk diskuton asnjë ndryshim për sa i përket rekomandimeve të OSBE-ODIHR që ishin premisa pse u ngrit kjo tryezë. Ndodhi që PD kërkoi që në fillim që të mos vazhdonte ky dialog, erdhi solli draftin në tavolinë dhe kërkoi ndryshimin e rregullave që nuk ishin problematikat e ngritura nga ODIHR, nuk ishin problematika që dëgjuam ne sot këtu. Thjesht thanë kemi votuar në 2021 ndryshe kësaj radhe duhet ta ndryshojmë këtë mënyrë votimi sa i përket koalicioneve dhe gjëra të tjera që nuk kanë qenë pjesë e diskutimit. Në atë moment i vunë vijën e kuqe dialogut, pavarësisht se PS ka qenë e hapur për të diskutuar draftin sa i përket dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve, ka thënë hajde diskutojmë. Kemi thënë ti diskutojmë dhe i përmirësojmë. Që në fillim ka qenë ose fillojmë nga koalicionet ose nuk diskutojmë. Atëherë nuk quhet më dialog, por që në fillim PD e ka dështuar këtë tryezë. Unë besoj që emigrantët do të votojnë. PS e ka marrë nismën. E ka depozituar në kuvend. Deputetët si të djathtë dhe të majtë janë aty dhe besoj në Kuvend do të gjendet konsensusi që të votohet ky draft”, tha ai.
Një tjetër pikë ku u ndal demokrati Bylykbashi ishte edhe fakti se raportimet kanë zbuluar se shteti ka pushtuar procesin zgjedhor në kundërshtim me ligjin.
Për këtë çështje Salianji tha se depolitizimi i komisioneve mund të jetë një zgjidhje. Propozimi i tij është që të krijohet një trupë zgjedhore me detyra përkatëse që i merr përsipër sa herë ka zgjedhje.
Çështje që u shtrua për diskutim nga demokrati ishte edhe votimi e numërimi elektronik. Sipas tij, ato po vihen në pikëpyetje nga veprimi njerëzor.
“Votimi elektronik dhe numërimi elektronik po vihen në pikëpyetje nga veprimi njerëzor. Dy momente. Momenti i parë, pse KQZ duhej të hiqte të drejtën e zgjedhësit në këto zgjedhje të fundit për të verifikuar me sy të lirë dhe për të konfirmuar ose anuluar fletën e votimit. Është element thelbësor i ligjit në parim, i akteve rregullatore. Kjo vjen me pikëpyetjet e tjera që fleta e votimit nuk ishte e duhura për arsye teknike ndoshta. Kanë parë fletë votimi të ndryshme nga ajo që kanë votuar. Këto nuk dolën këtu sot, por janë çështje të mëdha besimi të një procesi. Pse operatorët në shkelje flagrante të ligjit kanë votuar në mënyrë të shumëfishtë. Nëse operatorët e kanë të ndaluar me ligj që të votojnë për të tjerët, por janë të identifikuar ta bëjnë të këtillë, sigurisht pavlefshmëria nuk shpallet, nga ana tjetër kemi një proces që i ka vënë pikëpyetje besueshmërisë së gjithë procesit”, tha ai.
Këtë çështje, Salianji tha se dëgjon për herë të parë. Ai tha se votimi dhe numërimi elektronik i kanë dhënë cilësi rezultatit të zgjedhjeve.
“Sot e dëgjova për herë të parë që paskan ndikuar operatorët për sistemin elektronik. Këtu janë të gjithë palët. Janë ankuar të tre zonat ku është implementuar sistemi elektronik. Kanë hedhur akuzë, që sistemi, makina, serveri. Asnjëherë nuk është diskutuar në atë kohë, kur ka ndodhur ngjarja dhe kanë qenë të freskëta faktet. Deri në këtë moment që ka ndodhur votimi elektronik janë për tu falenderuar dhe i kanë dhënë cilësi rezultatit, por edhe palët mos gjejnë shkaqe të ligjshme për tu ankuar veçse shkaqeve teknike që kanë ardhur si pasojë e implementimit të një risie në proces”, tha ai.
Ndërkohë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi paralajmëroi një takim mes palëve për të vendosur nëse vlen që votimi elektronik të zgjerohet në njësi të tjera zgjedhore apo jo.
/a.r
Kta te quajturit deputet te monsters se vicidolit,bejne rrolin e viktimes per reformen zgjedhore.Tani me kyte dhoje mashtrimi e dine te gjithe shqiptaret,per reformen zgjedhore, eshte marrveshje mese k/hajdutit e monstrave,te vicidolit e atije te cepanit.Kta te tre te degjeneruar,pres pase brezi,nuke duan lista te hapura,nuke duan voten e diaspores.Kte te tre jane ata qe vollen,plackiten,e detyruan shqiptaret te braktisin vendin.Kta meritojne kokrren e plumbit.Ne pa mundesi te ktije denimi,duhet tju merren parate e pasurite e shumta qe kane plackitur,se bashku me bandat e tyre.Kte te tre me bandat e tyre jane antishqiptare,jane jashteqitja e KOMBIT.