• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vijon aksioni anti-drogë, asgjësohen 577 rrënjë kanabis (VIDEO)

by Java News
02/07/2017 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, shoqëruar nga Drejtori për Departamentin e Sigurisë Altin Qato, Drejtori për Krimet Josif Shtëmbari si dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Ardi Veliu, ka takuar disa grupe kontrolli të përbërë nga punonjësit e policisë së Komisariateve të Policisë  Rrogozhinë e Kavajë.

Çako – Punonjësve të Policisë:

Kjo lodhja juaj është e justifikuar, por edhe e argumentuar me një nga prioritetet absolute që kemi si Polici.

Deri tani nga të gjitha masat, por falë punës tuaj natyrisht, situata është në kontroll dhe shumë e kënaqshme.

Pavarësisht kësaj, për shkak të kushteve klimaterike që e mundësojnë kultivimin e kanabisit, edhe në kohë të nxehtë siç është kjo tani, do të duhet patjetër që t’i qëndrojmë deri në fund kësaj pune.

Kemi marrë një premtim ndaj objektivave të Qeverisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të bërë Zero mundësisht këtë fenomen.

Eshtë shumë e rëndësishme për të ardhmen e gjithë shqiptarëve, për integrimin e Shqipërisë në BE, ndaj dhe kemi detyrë dhe mision shumë të rëndësishëm,  edhe të vështirë kuptohet.

Ju sapo mbaruat edhe një detyrë shumë të rëndësishme që ishte menaxhimi i procesit zgjedhor që doli me sukses.

Këtu përfitoj nga rasti t’ju falenderoj juve dhe kolegët tuaj , për gjithë angazhimin, por pikë së pari, për korrektësinë që keni treguar në raport me ligjin, duke mos u bërë në asnjë rast pjesë e vlerësimeve të njëanshme dhe subjektive në forca të caktuara politike apo subjekte të caktuara.

Ashtu sikurse mbyllëm me sukses procesin zgjedhor, do të duhet të mbyllim edhe prioritetin e luftës kundër kanabisit. 

Jam shumë i bindur që ju, si efektivë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por edhe komisariatit të Policisë Kavajë, do t’ia dilni me sukses.

 Është një punë që kërkon shumë sakrifica,  ashtu sikurse ju keni që në orët e para të mëngjesit që keni dalë, por të jeni të bindur që do të jeni shumë më krenarë edhe ju, por edhe të gjithë miqtë, familjarët dhe shokët tuaj, për misionin tonë.

Unë kam ardhur jo për të kontrolluar sesi e bëni punën ju, sepse jam i bindur për këtë që e keni bërë shumë mirë, për sa kohë u bënë kaq muaj edhe konstatimet janë shumë minimale dhe ato janë proçeduar me autorë, dhe bimët janë asgjësuar.

Jeni në vëmendjen dhe vlerësimin e Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama në mënyrë të veçantë, për punën tuaj, pasi ai ka vlerësuar gjithmonë kontributin e Policisë, dhe kjo që bëni ju është ajo që duhet të bëjmë për të gjithë shqiptarët.

Besoj që keni qenë në kontakt edhe me banorët, edhe me ata që jetojnë dhe punojnë në këtë zonë. Përcilluni atyre mesazhin se jemi që të gjithë bashkë për të njëjtin qëllim, pikërisht për ta bërë Shqipërinë një vend pa kanabis.

Më pas Drejtori i Policisë së Shtetit takon edhe disa banorët në zonë, ku u ka kërkuar mirëkuptimin e bashkëpunimin e tyre për të përmbushur së bashku prioritetin mbarëkombëtar të Qeverisë për zerimin e kultivimit të kanabisit këtë vit.

Banorët vlerësuan rolin e Policisë dhe u shprehën se e përkrahin aksionin  e ndërmarrë nga Policia e Shtetit për parandalimin e kultivimit të kanabisit

Gjatë operacionit nga forcat e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH,  janë asgjësuar 463 bimë kanabis, të kultivuara në toka të hapura rishtas në Malësinë e Krujës.

Gjithashtu po gjatë rikontrolli nga Forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Fier dhe nga FNSH-ja Fier, janë asgjësuar 114 bimë kanabis në një tokë të hapur rishtas në Pyllin e Shëndellisë në Radostinë të Fierit.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit në fshatin Milot në Kurbin, në vendin e quajtur Koder Larace në Selitë, në një zonë të pyllëzuar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 31 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Next Post
Në kërkim të trajnerit të Kombëtares, Sedorf mban pezull FSHF-në, në skenë del edhe Panuçi

Në kërkim të trajnerit të Kombëtares, Sedorf mban pezull FSHF-në, në skenë del edhe Panuçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
Bislimi: Vetëvendosje ka një strategji destabilizuese ndaj Shqipërisë

Bislimi: Vetëvendosje ka një strategji destabilizuese ndaj Shqipërisë

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In