• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vijojnë protestat e serbëve: Nëse s’provokohemi, jemi paqësorë

by A R
31/05/2023 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes masave të shtuara të sigurisë nga forcat paqeruajtëse të NATO-s, qytetarët serbë në komunat veriore të Kosovës, ju rikthyen protestave kundër kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Një kontingjent i përforcuar i NATO-s po ruan ndërtesat komunale dhe tela me gjemba janë vendosur për të parandaluar përpjekjet për mësymjen e objekteve.

NATO njoftoi se do të dërgonte 700 trupa shtesë në Kosovë, duke vendosur një tjetër batalion në gjendje të lartë gatishmërie. Megjithatë, situata në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok rezulton të jetë me e qetë. Qytetarët e mbledhur para godinave në Zveçan të mërkurën, thanë se do të protestojnë çdo ditë derisa kërkesat tu plotësohen.

Ata ngritën një flamur të madh serb, dhe theksuan qëllimin për të manifestuar në mënyrë paqësore nëse nuk do të provokohen. Serbët kërkojnë tërheqjen e policisë se Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë nga objektet e komunës. Ish-kryetari i komunës së Zveçanit Dragisha Milloviç, tha se në mesin e protestuesve serbë “nuk ka struktura të organizuara, banda të organizuara kriminale, apo pjesëtarë te të ashtuquajturit grupi Wagner, siç pretendon Prishtina ”.Edhe në Leposaviq, ku raportohet të jenë grumbulluar rreth 100 protestues para objektit komunal, situata vlerësohet e qetë.

/a.r

Next Post
Kurti: Forca jashtë Kosovës duan të përshkallëzojnë situatën në veri

Kurti: Forca jashtë Kosovës duan të përshkallëzojnë situatën në veri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com