• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vijojnë operacionet antikanabis në Shkodër, asgjësohen 783 rrënjë bimë narkotike

by
16/07/2015 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shkodrës ka asgjësuar gjatë ditës së sotme në zonën e Pukës 783 rrënjë bimë narkotike.

Burime nga kjo Polici, njofton se  gjatë operacionit të Policisë për ndalimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëdve narkotike, janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, ku për një  nga këto raste u bë shpallja në kërkim e shtetasve me inicialet, M.N., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Z.S., 24 vjeç,banues në Pukë.

Shpallja e tyre në kërkim u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vëndin e quajtur “Çuk – Borë”,  në fshatin Arst , të komunës Fierzë, në Pukë,u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 170 bimë narkotike Canabis Sattiva.

Në vëndin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 30 fishekë, e braktisur nga autorët, të cilët në momentin e mbërritjes së policisë u larguan mënjëherë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, “Kultivim i bimëve narkotike” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik në bashkëpunim”.

Gjithashtu operacionet vijuan në vëndin e quajtur “Prroi Geraj”, në fshatin Mazrëk, në komunën Guri i Zi, në Shkodër, ku janë gjetur të kultivuara dhe asgjësuar 4 parcela me 353 bimë narkotike Canabis Sattiva. Në vëndin e quajtur « Mlloj », në fshatin Karmë, të bashkisë Vau Dejës, në Shkodër, janë gjetur të kultivuara dhe asgjësuar, 3 parcela me 260  bime narkotike Canabis Sattiva. Në të tre rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e autorëve

Next Post

Greqi, merr fund ankthi/ Të hënën hapen bankat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com