• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vijnë kohë të këqija për hebrenjtë në Gjermani, “kippa” s’duhet mbatur kudo

by Java News
26/05/2019 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri i qeverisë gjermane për antisemitizmin u ka kërkuar hebrenjve të evitojnë vendosjen e kapelave të tyre tradicionale në publik.

Felix Klein paralajmëroi hebrenjtë të mos mbajnë ato që njihen si “kippa” në disa pjesë të vendit, pas një rritjeje që ka pasuar antisemitizmi. Klein tha se opinioni i tij mbi temën ka ndryshuar, krahasuar me më parë.

“Nuk mund t’iu rekomandoj hebrenjve të mbajnë kapelat e tyre, kudo dhe në çdo kohë në Gjermani”, tha ai për mediet vendase.

Një rritje e ndjeshme e numrit të krimeve antisemite është regjistruar nga qeveria gjermane vitin e shkuar. Shifrat zyrtare tregojnë se, 1.646 krime me bazë urrejtjen kundër hebrenjve janë kryer në vitin 2018, një rritje prej 10 për qind krahasuar me një vit më parë.

Sulmet fizike kundër hebrenjve në Gjermani janë rritur po ashtu në të njëjtën periudhë, me 62 incidente të dhunshme të regjistruara krahasuar me 37 në vitin 2017.

Ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley tha për të përditshmen “Handelsblatt” se rritja e krimeve antisemite është e turpshme për vendin. Pak javë më parë, edhe ekspertja ligjore më kompetente në Gjermani për antisemitizmin tha se, paragjykimi i ka rrënjët e thella në shoqërinë gjermane.

“Antisemitizmi ka qenë gjithnjë këtu. Por, unë mendoj se kohët e fundit është bërë më i dukshëm, më agresiv dhe më flagrant”, tha Klaudia Vanoni për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Vet grupet hebreje kanë paralajmëruar se rritja e popullaritetit të grupeve të së djathtës ekstreme po ushqen antisemitizmin dhe urrejtjen e minoriteteve të tjera në të gjithë Europën. (Tema)

Next Post
GP Francë, Hamilton: Nuk më pëlqen kjo pistë

F1/ Hamilton fiton në Monako. Vettel i dyti, Bottas i treti (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In