• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

“Vija e kuqe” e BBW-së ndaj Venecias

by Eduard Zaloshnja
16/06/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Eduard Zaloshnja

Togfjalëshi “Pika 88 e rekomandimeve të Venecias” është më i përdoruri nga drejtuesit e opozitës në ditëtët e fundit. Kur e përdorin këtë togfjalësh, refreni i tyre është: “Pika 88 duhet të zbatohet për të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, e jo vetëm për gjysmën e tyre”. Madje, Basha deklaroi se ky është një verdikt i Venecias që qendron mbi Brukselin, Berlinin dhe Washingtonin (BBW).

Dhe përse u bë kjo deklaratë kaq e fortë?

Sepse Washingtoni (përmes ambasadës në Tiranë) deklaroi se qeveria ishte treguar fleksibël, ndërsa opozita jo (d.m.th. qeveria kishte pranuar të tërhiqej për gjysmën e institucioneve të reja, por opozita jo). Më tej, Washingtoni deklaroi se drafti përfundimtar i reformës [me gjysëm tërheqjen e qeverisë] kishte mbështetjen e plotë të Washingtonit dhe Brukselit, dhe se ai duhej votuar individualisht nga çdo deputet shqiptar.

Sepse Brukseli (përmes ambasadës në Tiranë) deklaroi se drafti përfundimtar i reformës [me gjysëm tërheqjen e qeverisë] kishte mbështetjen e plotë të Washingtonit dhe Brukselit, dhe se ai duhej votuar individualisht nga çdo deputet shqiptar.

Sepse Berlini (përmes Ministrit të jashtëm Gjerman) deklaroi se opozita nuk duhet të kundërshtojë për çdo gjë, dhe se ajo duhet të bëjë kompromis me mazhorancën për reformën në drejtësi.

Dhe kur Basha i kërkoi Ramës të tërhiqej nga “vija e kuqe” (vija që ndan përgjysëm 4 institucionet e reja të drejtësisë), ky i fundit u përgjigj se “vija e kuqe” nuk ishte e tija por e BBW-së.

Por ç’është kjo “vijë e kuqe” e BBW-së që e ndan “pikën 88” të Venecias më dysh?

Le të shohim fillimisht se ç’shkruhet në pikën 88 të rekomandimeve të Komisionit të venecias për reformën në drejtësi:

““Nëse partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve,  që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.”

Nga deklaratat e përsëritura të Ramës se, te “radiografia”, nuk do të lejohen të fusin duart partitë, kuptohet që ai ka lëshuar pe tek gjysma e parë e pikës 88 (tek pjsea e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe e Këshillit të Lartë të Prokurorisë), por jo tek gjysma e dytë (tek pjesa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe e Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit).

Këto të dytat do të bëjnë “radiografinë” (vettingun) e të gjithë gjykatësve e prokurorëve aktualë, për ndarë “të shëndetshmit” nga “të sëmurët”. Dhe sipas draftit që mbështet aktualisht BBW-ja, rolin kryesor për përzgjedhjen e anëtarëve të këtyre dy institucioneve do ta kenë monitoruesit ndërkombëtarë (Avokati i Popullit do ketë vetëm një rol formal). Ja ç’shkruhet për këtë përzgjedhje në draftin që mbështet aktualisht BBW-ja:

“Të gjithë kandidatët paraqesin pranë Avokatit të Popullit aplikimet dhe deklaratat e pasurive, në përputhje me parashikimet e ligjit. Avokati i Popullit harton një listë emërore të kandidatëve që plotësojnë kriteret përzgjedhëse FORMALE dhe ia dërgon atë Kuvendit.

Brenda 30 ditëve nga marrja e listës emërore, Kuvendi me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të tij, zgjedh anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit dhe dy Komisionerët Publikë nga lista e dërguar prej Avokatit të Popullit, DUKE MARRË PARASYSH REKOMANDIMET E DHËNA NGA OPERACIONI NDËRKOMBËTAR I MONITORIMIT”.

Por monitoruesit ndërkombëtarë nuk do të kenë rol vetëm në përzgjedhjen e njerzve që do të bëjnë “radiografinë”, por do të kenë rol të rëndësishëm edhe në kryerjen vetë “radiografisë”. Ja ç’shkruhet për këtë gjë në draftin që mbështet aktualisht BBW-ja:

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit… Ka të drejtën të marrë të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për persona dhe dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit të rivlerësimit në të gjitha nivelet dhe fazat.”

Kjo përfshirje kaq e thellë e monitoruesve ndërkombëtarë në kryerjen e “radiografisë” së gjykatësve dhe prokurorëve tanë është ndoshta shkaku që BBW-ja nuk do që partitë të fusin duart në përzgjedhjen e shqiptarëve që do të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët për kryerjen e saj. Në këtë pikë BBW-ja ndahet nga Venecia…

Next Post

Atlete të bardha? Ja çfarë ju duhet... që ato të mos nxihen kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In