• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vigjilja e Pashkës, Veliaj inspekton punimet në Kishën Katolike te “Rruga e Kavajës”: Është koha për bashkim dhe jo përçarje

by Java News
08/04/2023 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të shtunë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në Kishën Katolike në rrugës e “Kavajës”. Ai tha se në vigjilje të Pashkës kemi shumë nevojë të kujtohemi se dashuria e mund urrejtjen, se bashkimi e mund përçarjen.

“Më vjen mirë që kisha është dyfishuar si hapësirë. Ne, si bashki, kemi bërë vetëm detyrën, sepse besoj se pjesa më e vështirë nuk është ndërtimi fizik, por ndërtimi shpirtëror për komunitetin. Uroj të jetë një Pashkë e bekuar! Ju falenderoj shumë që më pritët në gjirin tuaj. Ndoshta, kemi më shumë nevojë se kurrë për kujtesën e Pashkës, se jeta e mund vdekjen, se dashuria e mund urrejtjen, se bashkimi e mund përçarjen.

Komuniteti katolik është ndoshta një nga komunitetet më të persekutuara nga regjimi komunist, dhe fakti që sot, jo vetëm në fjalët e tua, Padër Zef, por edhe në fjalët e komunitetit, nuk ka urrejtje, nuk ka mëri, nuk ka inat, përkundrazi me shumë përulësi, jo duke harruar të kaluarën, por duke parë nga e ardhmja dhe duke ecur përpara, besoj se i shërbejmë më mirë të gjithëve. Ne do mundohemi të bëjmë pjesën tonë dhe unë jam vërtetë krenar që bëmë shkolla, kopshte, çerdhe, por pa pjesën shpirtërore misioni ynë ishte si i ndërprerë në mes”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë. “Çfarë rastësie që, në Muajin e Ramazanit, kemi edhe Pashkën Katolike, Protestante, edhe Pashkën Ortodokse, si për të na dhënë një mesazh se një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë. Një qytet i mirë nuk është monopol i askujt, ka hapësirë për besimet, ka hapësirë për moshat, ka hapësirë për prejardhjet nga të gjitha cepat e Shqipërisë, por edhe të botës”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Padër Zefi falenderoi kryetarin e Bashkisë për mbështetjen e dhënë për Kishën dhe besimtarët katolikë. “Dëshiroj t’ju falenderoj nga zemra për gjithçka keni bërë, sepse keni bërë shumë. Ju falenderoj shumë edhe për gatishmërinë dhe gjithçka që keni bërë për komunitetin tonë”, tha ai.

Next Post
I ndërroi bravat e dyerve/ Berisha e nxori nga zyra Igli Carën si mik të Olldashit, sot e ka kandidat për Durrësin

I ndërroi bravat e dyerve/ Berisha e nxori nga zyra Igli Carën si mik të Olldashit, sot e ka kandidat për Durrësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

Shqiptari tentoi abuzimin me vajzën me aftësi të kufizuara, dëshmia: Më përdhunoi kur isha 7 vjeç

February 24, 2026
Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon më shumë se 880 milionë dollarë të Maduros

February 24, 2026
Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

February 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

February 24, 2026

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

February 24, 2026
Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

February 24, 2026
Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In