• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vidhnin çfarë u dilte para, shkatërrohet banda që tmerronte Dibrën

by A R
23/07/2018 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të operacionit “Maqellara”, Policia e Dibrës shkatërroi një grup që kryenin një sërë vjedhjesh.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i Resmi Jakimit, 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Egert Jakimit, 27 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Gjithashtu u shpall në kërkim V.R., 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Ndalimi i tyre dhe shpallja në kërkim u bë pasi në orët e para të së dielës, rreth orës 02.30, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60 litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të shtetasit E.L., si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e shtetasit F.L.

Pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet policia është vënë në lëvizje duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku të dyshuarit nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz”.

Nga hetimet e kryera, rezulton se të dyshuarit më 29 prill , kanë vjedhur banesën e shtetasit O.Xh., banues në Maqellarë.

Në të njëjtën dit kanë vjedhur një viç në ahurin e bagëtive të shtetasit F.J., banues në Maqellarë.

Më 25 qershor, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q.S., banues në Melan.

Më 19 korrik, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.L., banues në Maqellarë.

Në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë u sekuestrua një automjet tip ‘Benz’ me targa BZ 2269 A, 3 bidona plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për zbulimin e rasteve të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për

veprat penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Vjedhjes” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publike”.

Next Post
Sot seanca e fundit, opozita nuk voton “magjistraturën”, gjykatat mbeten në kolaps

Sot seanca e fundit, opozita nuk voton "magjistraturën", gjykatat mbeten në kolaps

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In