Një grabitje spektakolare ka ndodhur sot në Tiranë, ndërsa pre e grabitjes ka rënë një kompani private. Policia thotë se grabitësit dyshohet të kenë pasur kopje çelësash të ambienteve, ndërsa kanë marrë një shumë të madhe parash.
Kompanisë në pronësi të shtetasit Sh.R. i është marrë e gjithë kasaforta, ndërkohë që shuma e cila ndodhej brenda saj nuk bëhet publike, por informacionet e para flasin për një sasi të konsiderueshme.
Policia ka nisur hetimet bazuar edhe në gjurmët që grabitësit kanë lënë në vendngjarje.