Vidhet në kërcënimin e armës një kazino në rrugën “Ali Demi”
Një grabitje me armë ka ndodhur sot në Tiranë. Nën kërcënimin e armës është vjedhur një kazino në rrugën “Ali Demi”.
Autori ka vjedhur një shumë parash, deri tani të papërcaktuar dhe teksa largohej ka goditur edhe punonjësin 42-vjeccar të kazinosë.
Policia ka vajtur menjëherë në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për grabitjen dhe për të kapur autorin.









