• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vidhet makina te Unaza e Re, pronari: 200 mijë lekë informatorëve (Video)

by
07/10/2015 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mbyllësh makinën me celës nuk mjafton, pasi shumë thjesht ata që tashmë janë kthyer në “ekspertë” të hapjes së dyerve të automjeteve pa u kuptuar, mund ta bëjnë të tyren!

Zona e Unazës së Re pranë “Astirit” në kryeqytet është kthyer në të “preferuarën” e keqbërsve, pasi rastet e vjedhjeve të makinave të parkuara kanë qenë të shumta. Më i fundit është shënuar të dielën më 5 tetor rreth orës 06:00 të mëngjesit. Një makinë tip Benz 200 ngjyre e bardhe me targë TR 1240 F është vjedhur nga persona ende të identifikuar ndërsa ishte e parkuar në një nga rrugicat e kësaj zone të banuar.

Pronari i makinës, i cili ka bërë denoncimin në polici, ka mundur që përmes kamerave të sigurisë së një biznesi të evidentojë automjetin e tij teksa largohet, por është thuajse e pamundur të dallohet ndonjë detaj përshkrues i personit apo personave që mund të kenë kryer grabitjen.

194865

Ky është fragmenti që kanë filmuar kamerat e sigurisë, data shënon 5.10.2015 dhe është ora 06:01 e mëngjesit ku duket qarte makina e vjedhur qe leviz me dritat ndezur…hajduti/ët largohen qetësisht sikur ta kishin makinën e tyre ndërkohë që vihet re se edhe shpejtësia e lëvizjes nuk është shumë e lartë. Autorët kanë përfituar nga fakti se pronari i automjetit mund të ishte në gjumë në atë orë të herët të mëngjesit dhe se kur vjedhja të kuptohej nga ana e tij, ata do te kishin mundur të largoheshin pa lënë gjurmë.

Qytetari i cili e ka denoncuar këtë rast edhe në redaksinë e Shqiptarja.com ka ofruar një shpërblim prej 200 mijë lekësh të vjetra për këdo që jep informacion të vlefshëm që do të conte në gjetjen e makinës dhe ve ne dispozicion numrin e telefonit 0683743148. Ai shprehet për Shqiptarja.com se më shumë sesa gjetjen e Benzit, kërkon që autorët të vihen para drejtësisë e të krijohet ndërgjegjësimi edhe për shkelësit e tjerë të ligjit, se një ditë do të zbulohen!

Next Post

Danas u del “në krah” shqiptarëve të Kosovës e Preshevës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com