• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Videot me plazhet bosh”, kryebashkiaku i Vlorës: S’mund të bëhet antireklamë me atë që ne e kemi krenari

by A R
20/07/2024 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Videot e shpërndara në rrjetet sociale me abuzimet e çmimeve në sektorin e turizmit kanë marrë një vëmendje të shtuar, përfshirë këtu edhe të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një konference këtë të mërkurë me kryetarët e bashkive të vendit, Rama u shpreh se ishte shumë i habitur nga këto video, të cilësuara sipas të tij të rreme.

Gjatë një interviste për Klan News me gazetari Besard Jacaj, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se nuk mund të bëhet reklamë kundër asaj që ne e kemi krenari, turizmin. Ai i cilësoi këto video dhe lajme të shpërndara si tendencioze dhe të rrezikshme.

“Në fakt është një konstatim që më pas përkthehet në shqetësim, kemi parë që ka një vëmendje të shtuar, më shumë është një mesazh i gabuar që përcillet jo vetëm prej rrjeteve sociale. Nuk e di se ku e kanë burimin, por patjetër që nuk është gjë e mirë. Nuk mund të bëhet asnjëherë dhe kurrsesi reklamë kundër asaj që ne në fakt e kemi krenari, që është turizmi, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë hartën e Shqipërisë. Pra duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shqipëria është në zhvillim, po kthehet në një simbol shumë të rëndësishëm të turizmit në raport me atë çfarë na rrethon, me rajonin tonë dhe më gjerë”.

“Ne po bëjmë një punë shumë të mirë sa i përket kësaj gjëje, promovimi po bën punën e vet dhe nuk diskutohet që vëmendja do të jetë më e shtuar. Por që të ketë zëra kundër apo të jenë tendencioze për të shkatërruar gjithë procesin në fakt, sepse në ndjehemi krenarë që po krijohet. Duket tendencioze, duket e rrezikshme dhe nuk ka asnjë benefit, aq më tepër kur bashkohen site apo faqe të ndryshme në rrjete sociale që janë brenda vendit, më duket paksa absurde,” tha Dredha.

Më tej gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i Vlorës tha se kjo është një luftë e ekonomike që e ka “burimin” diku gjetkë, por megjithatë ai theksoi se qeveria është këtu për të promovuar Shqipërinë.

“Konkurrenca e ndershme është gjithmonë më se e mirëpritur, brenda apo jashtë vendit tonë, por kur gjërat bëhen tendencioze atëherë na bëjnë të kuptojmë që kjo luftë është me një qëllim shumë të qartë. Është luftë ekonomike me pak fjalë. Të gjithë duan të potencojnë të ardhurat apo edhe turizmin aty ku ofrohet, pse dhe jashtë kufijve tanë, dhe normale që tendenca mund të jetë diku gjetkë. Këtë nuk mund ta them sepse është diçka që duhet parë me shumë kujdes nga gjithë ato institucione dhe instancat që merren në fakt edhe me luftën kibernetike që është diçka që duhet marrë me shumë seriozitet. Kam përshtypjen që nëse do të vërtetohet do të dalë në sipërfaqe gjithë kjo gjë. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm ne jemi këtu për të promovuar Shqipërinë, për të mbështetur Shqipërinë në çfarëdo lloj gjëje që bëhet dhe në çfarëdo lloj investimi që bëhet”, u shpreh kryebashkiaku.

/a.r

Next Post
“Mundohuni të ruani distancat nga personat negativ”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Horoskopi për sot, e Shtunë 20 Korrik 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In