• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare, mbrojti veten

by A R
15/05/2025 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj, Gazment Bardhi se ky i fundit ka bullizuar vajzat.

Bëhet fjalë për kandidatet socialiste Zegjine Çaushi në Roskovec dhe Kiduina Zaka në Lushnje.

Balluku tha se përgjigjen Bardhit ia dhanë qytetarët. Sa i përket videove të Çaushit ndaj Bardhit që u bënë virale në fushatë, Balluku tha se ajo mbrojti veten e vet.

Si shembull të bullizimeve mori edhe veten e vet dhe fotomontazhet që sipas saj hedh Bardhi që për Ballukun është “me probleme hormonale”.

Belinda Balluku: Opozita e ka bërë fushatën në Fier në Facebook. Ndërkohë që rrinte opozita shkruante dy faqe akuza, pa asnjë lloj baze, duke bullizuar gratë e listës së Fierit, unë ato dy orë që i duhet të shkruajë, ta shikojë, ta rishikojë, unë ato dy orë bëj 4 takime.

Blendi Fevziu: Po të jetë për bullizim nxorrët Zegjinenë që vuri përpara gjithë burrat?

Belinda Balluku: Ma thuaj emrat e kujt burrave? Të lutem mu përgjigj, kë burra vuri Zegjineja nën bullizimin e saj?

Blendi Fevziu: Gazment Bardhin, i ngarkuari politik i qarkut.

Belinda Balluku: Ç’ne sepse Zegjineja i është përgjigjur këtij zotërisë që nuk kam dëshirë t’i zë emrin në gojë. Duke qenë se lista e kandidatëve doli më 12 Mars dhe zotëria që e ka bërë fushatën me Facebook dhe nuk ka takuar askënd në Fier, zotëria doli në 14 Mars duke akuzuar një vajzë 26 vjeç, e cila ka mbaruar shkollën me medalje ari, vjen nga një fshat shumë i vogël në Roskovec, nga Vloshi, e rritur me 700 halle dhe vendosi të kandidojë. Ky zotëria doli dhe e quajti të korruptuar, një vajzë 26 vjeç. Tani kush bullizoi kë? E vetmja ndryshim është që ajo vajzë nuk është si të tjera, por është luftëtare ndoshta se është rritur me halle dhe i doli përballë dhe iu përgjigj siç e meritonte. Pse qenka bullizuar zotëria? Pse nuk e mbroni këtë vajzën që e keni marrë nëpër panele dhe e keni bërë copash? Sepse mbrojti veten e vet? Çfarë duhet të bëjë ajo? Si quhet e drejta dhe vjen Sali Berisha në mes të Fierit dhe gjithë fjalimin e tij politik, në vend që të bënte prezantimin e programit, e mbështeti mbi Zegjinenë 26 vjeç. Pse nuk shqetësoheni për këtë lloj bullizimi. Pse nuk shqetësoheni për Kiduina Zakën që i njëjti zotëri që u mor me Zegjinenë, dhe i njëjti kryetar partie, u morën me një psikologe 31 vjeç, është quajtur kreu i bandave të Lushnjës. Po fëmijët e mi pse duhet të shikojnë fotomontazh të këtij zotërisë që kërkon të bëjë politikë me hekura të nënës së tyre para fytyrës. Se e thotë ky, me probleme hormonale? Kush është bullizuar këtu zoti Fevziu? Në politikë kërkoni që të futen njerëz të rinj dhe u futën dy vajza. Njëra 26 vjeç dhe njëra 31 vjeç dhe del një që ia tregoi Fieri se ça mendojnë për atë person dhe i merr ato vajza dhe i merr përpara. I tregon që qenka kreu i bandave dhe Zegjineja e korruptuar.

Next Post
Fjalimi i fitores, Rama ndan momente nga sheshi “Skënderbej”: Falenderimet s’mbarojnë kurrë për besimin që më dhatë

Fjalimi i fitores, Rama ndan momente nga sheshi “Skënderbej”: Falenderimet s’mbarojnë kurrë për besimin që më dhatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In