• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Videoskandali i Gjicit/ SPAK heton tabulatet e kontakteve telefonike të Alma K. për të zbuluar porositësit

by Java News
01/07/2023 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Celulari i sekuestruar i Alma Kaçit, tabulatet e kontakteve telefonike të saj me persona të tjerë para dhe pas regjistrimit të videos si dhe qelizat celulare që do të tregojnë vendndodhjen e saj në ketë periudhe kohore, janë provat që po analizohen me prioritet nga prokuroria për të bërë të mundur zbardhjen e skemës se kush janë porositësit e videoskandalit për ish-kreun të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, informon shqiptarja.com.

Dëshmia e 40-vjeçares, e cila sipas hetuesve ka qenë shumë kontradiktore, e për me tepër që nuk ka pranuar deri në këtë faze, të tregojë personat që e kanë porositur si dhe personat që e kanë shpërndarë videoskandalin, duket se nuk po ndihmon në zbardhjen e çështjes. Teksa ka pretenduar se ajo është një investiguese private që punonte në të zezë me kohë të pjesshme, 40-vjeçarja nuk ka pranuar të tregojë se kush e ka porositur këtë herë duke argumentuar se këtë gjë nuk e tregonte dot. Pikërisht për këtë arsye, prokuroria duket se është përqendruar tek analizimi i provave shkencore, më tepër sesa tek deklarimet.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se pavarësisht deklarimeve, e akuzuara për korrupsion aktiv, grupi i hetimit është duke analizuar provat shkencore dhe me pas do te veprohet me thirrjen e personave të tjerë që rezultojnë se kanë patur kontakte me 40-vjeçaren, si dhe nëse kanë qenë në dijeni për videoskandalin para publikimit te tij, dhe madje e kanë shprehur atë publikisht.

Deri në këtë fazë të hetimit, SPAK ka nxjerrë dy urdhër-arreste për ish kryetarin e bashkisë Safet Gjici, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe 40-vjeçares Alma Kaçi kjo e fundi në ‘arrest shtëpie’ për korrupsion aktiv. Masa e dhene nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë ndërsa është ankimuar nga avokatët e dy te akuzuarve me pretendimin se nuk kanë kryer asnjë vepër penale. Avokati i ish kryebashkiakut, këmbëngul se në rastin konkret nuk kemi vepër penale por morale dhe për këtë Gjici e ka marre dënimin duke dhënë dorëheqjen. Ndërsa vetë ish-kryebashkiaku ka përsëritur edhe në gjykatë se është viktimë e një kurthi, të orkestruar nga kundërshtarët e tij politikë.

Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë. Gjici akuzohet për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale./m.j

Next Post
Muxhahedinët braktisen nga amerikanët/ Manëz, anulohet eventi vjetor. Asnjë i ftuar nga Uashingtoni

Muxhahedinët braktisen nga amerikanët/ Manëz, anulohet eventi vjetor. Asnjë i ftuar nga Uashingtoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In