Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me surpriza pasi ka bërë me dije këngën që do të shoqërojë PS gjatë fushatës elektorale.
Me anë të një postimi na Facebook, Rama shkruan se kjo këngë u zgjodh mes 1797″>1797 propozimeve, ndërsa thotë se shorti për ndarjen e çmimeve të fituesve mes propozuesve të kësaj kënge do të hidhet gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, më 9 Maj.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të djelë të qetë me këngën që mes 1797 propozimeve është përzgjedhur të na shoqërojë në rrugën drejt 18 qershorit të Fitores 2017.
Shorti për ndarjen e çmimeve të fituesve mes propozuesve të kësaj kënge fantastike do të hidhet gjatë Kongresit të Partisë
Socialiste, që do te zhvillohet në Ditën e Europës, më 9 Maj ”, shkruan kryeministri Rama.
c.a