• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikën nga Kuvendi pas 27 vitesh, Dokle: Uroj të mos më zëvendësojnë me ndonjë hajdut pulash

by Java News
30/04/2017 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 27 viteve në Parlamentin e Shqipërisë deputeti Namik Dokle nuk do të jetë më pjesë e tij, megjithatë ka uruar përzemërsisht zëvendësuesin e tij që “lutet” të mos jetë hajdut pulash.

Pas një periudhe të gjatë në skenën politike Dokle shpreh mirënjohje, admirim, ndjesë, përulje dhe falje.

Deputeti ka postuar në Facebook një status ku shpreh mirënjohje për të gjithë socialistët por mbi të gjitha admirim për grupin e viteve 1992-1997.

Ndjesën ua ka dedikuar të gjithë atyre që nuk mundi t’i ndihmojë, nga pamundësia apo nga padija.

“27 vjet…Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave të pandërprera në Kuvendin e Shqipërisë, në vendin tim do të ulet një deputet i ri. E uroj përzemërsisht, cilidoqoftë! (Vetëm “aman” hajdut pulash te mos jetë!) Pas 27 vjetëve, nga zemra më buron…

Mirënjohje për ata mijëra socialistë dhe njerëz të mirë pa dokumente partiake, që me kanë pritur zemërhapur, kanë ecur e punuar bashkë me mua dhe, në disa raste, kanë vënë edhe jetën e tyre në rrezik për të më mbrojtur nga falanga idiote politike.

Admirim për deputetët e Grupit Socialist të viteve 1992-1997, të papërsëritshëm në përkushtim dhe idealizëm, me të cilët sollëm për herë të parë Partinë Socialiste në pushtet.

Ndjesë për gjithë ata njerëz me halle e vështirësi ne jetë, të cilët nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk me lanë t’i ndihmoja, kur kishin nevojë.

Përulje dhe pendesë për ata pak individë që rrallë…shumë, shumë rrallë mund t’i kem lënduar.

Falje për ata pak individë që më kanë lënduar, edhe pse lëndimi “nuk harrohet kurrë”!

Dhe…përqafime për ju miqtë e fejsbukut!”, ka shkruar Dokle.

c.a

Next Post
DOKUMENTI/“Grand Valley State University” i jep titullin “Doctor Honoris Causa” kryebashkiakut Erion Veliaj

DOKUMENTI/“Grand Valley State University” i jep titullin "Doctor Honoris Causa" kryebashkiakut Erion Veliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

August 21, 2026
Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

August 21, 2026
NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

August 21, 2026
Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

August 21, 2026
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

August 21, 2026
Festa e Pavarësisë / Detaje nga parada e madhe më 28 Nëntor, hapja te sheshi “Nënë Tereza”

Pse shqiptari i bindet vetëm arrogancës?

August 21, 2026
Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

Nga një aksident te skandali i spiunazhit, presidentja sllovene përballet me akuza të rënda

August 21, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

August 21, 2026
Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

Sekuestrohen kallashnikovë, municion luftarak e kokainë, arrestohen babë e bir në Lushnjë

August 21, 2026
“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

“Rikthimi” që trondit Bregun Perëndimor, 30 familje izraelite vendosen sërish në Kadim

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com