Kryeministri Edi Rama premton një sistem shëndetësor edhe më të mirë.
Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Rama pohon se shteti që duhej ishte ende larg, por që sipas tij kishte përparuar, krahasuar me 3 vite më parë.
“Ja si e duam kudo Shërbimin Kombëtar Shëndetësor në #ShqipërinëQëDuam🇦🇱🇪🇺
Edhe pse është bërë shumë dhe Shqipëria që kemi është më e mirë se Shqipëria që kishim 3 vjet e gjysëm më parë, atdheu që duam, me #Shtet💪 #Punë👍#Mirëqenie😀, është ende larg!
Prandaj forca, përpara, me më shumë reforma, rritje ekonomike, punësim real👐”, citohet në mesazhin e Ramës.