• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/Rama dhe Veliaj u shërbejnë ushqim fëmijëve të kopshtit 38 në Kombinat

by Java News
17/05/2017 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot ishte një ditë e veçantë për fëmijët e Kopshtit 38 në Kombinat, të cilëve ushqimi u është shërbyer nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj.

 Kreu i qeverisë vlerësoi ndërhyrjet që janë bërë nga Bashkia e Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës në kopshte dhe në çerdhe si dhe për rritjen profesionale të stafit.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës solli edhe një shembull konkret të suksesit të arritur gjatë këtyre dy viteve ku falë investimeve të realizuara, shumë prindër preferojnë që në vend të institucioneve parashkollore private, të zgjedhin ato publike. “Ne kemi pasur raste, p.sh kemi pasur Ambasadorin francez. Më habiti një ditë. Isha me ambasadorin në një drekë pune dhe tha si ka mundësi kaq lirë çerdhet?! Tha: Unë çoj fëmijën tim,  shteti m’i mbulon të gjitha. E hoqa nga privati se mënyra se si gatuajnë këtu, vijnë të freskëta nga pazari në mëngjes. Në momentin që edhe ambasadorët, nuk e bëjnë për kursim, por e bëjnë për cilësi, heqin fëmijët nga privati te publikja, them që kemi arritur në një fazë shumë të mirë”, theksoi Veliaj.

 Drejtoresha e Qendrës së Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri  bëri të ditur se është rritur dhe numri i kërkesave, duke shkuar në 7-10 për një vend në çerdhet apo kopshtet private. “Aktualisht sot kemi 2800 fëmijë në çerdhe në Tiranë dhe 4700-4800 në kopshte. Fatkeqësisht kërkesat janë, për një vend 7-8 kërkesa deri në 10 kërkesa”, tha ajo.

 Gjatë këtyre dy viteve, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar çerdhet dhe kopshtet në të gjithë kryeqytetin, ndërsa është kujdesur dhe për pajisjen e tyre me të gjithë bazën e nevojshme materiale.

Gjithashtu, një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përmirësimit të menusë dhe transportit të artikujve ushqimorë. Për të siguruar një ushqyerje sa më të shëndetshme të fëmijëve janë bërë ndryshime të menusë. Përmirësimi i kushteve ka sjellë dhe një rritje të kërkesave të prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në çerdhet dhe në kopshtet publike.

 

 

Next Post
Nis mbledhja në selinë rozë, 12 koordinatorët takim me Ramën

PS: Rezultat pozitiv në negociata do të thotë garanci për opozitën më 18 Qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In