• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/Përgjimet e xhihadistëve shqiptarë: ‘Nëse myslimanët do ndiqnin fenë Evropa do ishte zhdukur’

by Java News
02/04/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Me 50 mijë vetë, jo Kosovën, por shkatërrojmë dhe Evropën”. Kane dale ne drite te tjera detaje nga arrestimi i 4 shqiptarëve nga Kosova në Itali, nën akuzën se po organizonin një sulm terrorist.

Prokuroria italiane ka marrë në pyetje shtetasin kosovar Arjan Babaj, i cili u prangos dy ditë më parë si anëtar i një celule terroriste xhihadiste që po organizonin hedhjen në erë të urës Rialto në qytetin e Venecias. 28-vjeçari, konsiderohet strategu e guida shpirtërore e 3 të arrestuarve të tjerë.

babaj-780x439

I riu kosovar nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve, ndërsa pritet të pyeten në burgun e Bellunos Fisnik Bekaj, 25 vjeç dhe në burgun e Trevizos Dake Haziraj 26 vjeç.

Sakaq, sipas policisë italiane, ka edhe biseda të tjera të përgjuara mes anëtarëve të kësaj celule, ku duken qartë qëllimet e tyre.

Në orën 3 të natës më datë 7 mars 2017 Arjan Babaj bisedon me anëtarët e celulës së tij e shprehet: “Për myslimanët është një detyrim të shkatërrojnë kishat e t’i kthejnë në xhami. Ne këtu jemi vetëm 5 veta. thotë ai. Por jashtë mund të jenë 50 mijë të tjerë. E me 50 mijë persona a e di çfarë bën? Jo Kosovën, por Europën shkatërron! Nëse të gjithë myslimanët do të ndiqnin besnikërisht konceptet e fesë së tyre, Europa do të ishte zhdukur”, shkruan ‘Corriere’.
Po ashtu, mësohet se në bazën e tyre në apartamentin prej 35 metra katror në lagjen San Marco të Venecias më datë 2 mars 2017, kosovarët bisedojnë mbi ngjarjet e fundit në Turqi. Më i vogli i grupit, në moshë minorene dhe i konsideruar nga hetuesit italianë si më i radikalizuar i grupit shprehet: “Jam shumë i kënaqur për c’ka ndodhi në Turqi, tani duhet të bëjmë diçka në San Marco”. Ndër të tjera, Fisnik Bekaj përpiqet të shpjegoj se Italia nuk ka gisht në këtë mes e se nuk po lufton kundër ISIS, por Arjan Babaj e kundërshton e thotë: “Ka të bëj dhe Italia, dhe Italia ka çuar ushtarë e mjete në mënyrë jo direkte pasi është pjesë e OKB ku marrin pjesë të gjithë shtetet”.

Më datë 22 mars 2017 pas sulmit terrorist në parlamentin e Londrës, anëtarët e celulës xhihadiste kosovare mblidhen në bazën e tyre e bisedojnë. Dake Hazizaj shprehet: “E patë çfarë ndodhi në Londër? I vranë 2 ose 3 vetë e u plagosën 12-13 të tjerë, E bëri njëri me mjekër”. Fisnik Bekaj përgjigjet: “Sa mirë ja ka bërë”. Përgjimet telefonike vërtetojnë se grupi i kosovarëve ishte i gatshëm të nisej drejt Sirisë. Arjan Babaj jepte orientime operative se si mund të mbërrinin në vendet e luftës.

“E kam studiuar mirë thotë ai, fillimisht mbërrin në Egjipt, nga Egjipti është e thjeshtë pasi ka mjaft korridore për të mbërritur në fushë betejë. Por në Egjipt është e vështirë të mbërrish duke u nisur nga Kosova”. Kosovarët frekuentonin 3-4 herë në javë palestrën në qendër të Venecias, ndërsa në banesën e tyre u gjetën dhe mjaft video stërvitje të ushtarëve të ISIS.

Next Post
Paralelizmi i Neritan Cekës për marrëveshjen e 1997-ës dhe kërkesat e sotme: Opozita ka të drejtë

Neritan Ceka: Edhe nëse zgjedhjet mbahen në shtator nuk ndodh ndonjë tragjedi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com