Një vajzë tetë muajshe me emrin Bela dhe një këlysh jaguar Juma kanë bërë xhiiron e botës me një video, në të cilin shihen të shtrirë bashkë në shtrat duke pirë qumësht nga biberoni.
Këlyshin jaguar e kishte gjetur në rrugë një fermer. Ai e kishte dërguar këtë kafshë, babait të vogëlushes që është një biolog i famshëm brazilian.
Por më vonë ai kishte pranuar se nuk ishte frikësuar për sigurinë e vajzës së tij, e cila qëndronte e shtrirë në shtrat pranë kësaj kafshe të vogël.
Jaguari nuk është kafsha e vetme e egër që Bela ka pasur kontakt. Tek familja e saj gjithmonë gjendet ndonjë kafshë siç janë gjarpërinjtë apo dhelprat.