• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Videolajm/ Raketa amerikane shkatërron super-tankun rus

by A R
27/02/2016 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk janë të përfshira drejtpërdrejtë në konflikt me njëra-tjetrën, por jo armët e prodhuara prej tyre. Rebelët sirianë publikuan në Youtube për herë të parë një video që tregon momentin kur një raketë amerikane antitank, e njohur si TOW, godet një tank rus T-90, fjala e fundit e teknologjisë ruse në këtë drejtim.

Sipas asaj që shkruhet në përshkrimin e videos, sulmi ka ndodhur në zonën Sheikh Aqil, në periferi të qytetit të Aleppo-s, kryeqendra e lëvizjes së rebelëve të armatosur.

Raketat BGM-71 TOW janë një prodhim amerikan që ka rënë në duart e rebelëve në bazë të vendimit të 2014-s të Uashingtonit që autorizon CIA-n të furnizojë me armatime lëvizjen e armatosur anti-Assad. Pjesë e arsenalit ushtarak që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar për rebelët që mbështesin në Siri janë edhe këto raketa.

Përdorimi i tyre është dokumentuar disa herë me filmime kundër tankeve siriane, por asnjëherë më parë nuk janë kapur në terren teksa veprojnë mbi një tank rus, aq më tepër mbi një T-90, një tank i prezantuar me prepotencë nëntorin e shkuar nga ana e Kremlinit.

Nga ajo që shihet në këtë video, kuptohet që raketa antitank ja ka dalë mbanë të nxjerrë jashtë funksionit mjetin e blinduar, ndërsa drejtuesit e tij arrijnë të dalin në kohë nga tanku.

Nuk është e qartë nëse tanku drejtohej nga ushtarë rusë apo sirianë.

Next Post

Ja pozicionet e rrezikshme për seks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com