Një punonjës policie në Urën Vajgurore ka ndaluar drejtuesin e një automjeti dhe me qetësi i ka shpjeguar arsyen duke vepruar. Ai shkon në krahun tjetër të shoferit dhe zbret nga sedilja e parë fëmijën që udhëtonte me të dhe e vendos në sediljet pas. Veprim ky që të imponon respekt për uniformën që ky punonjës mban.
Pasi i siguron djalin në sediljen mbrapa dhe u mbyll derën, atëherë ai shkon te shoferi dhe i shpjegon se përse nuk duhet ta bëjë më këtë veprim, ndërsa nuk i ka vendosur gjobë, por vetëm e ka këshilluar.
Veprimi i këtij polici rrugor është për tu përshëndetur dhe vlerësuar, kjo është policia që duam.