Një avion është rrëzuar në një ndërtesë të Anchorage, qytetit më të madh të shtetit të Alaskas, në Amerikë, ditën e martë.
Autoritetet thanë se piloti ka vdekur në vend, ndërsa nuk janë regjistruar viktima tjera.
Arsyet e rrëzimit ende nuk janë bërë të ditura, por zyrtarët thanë se nuk ka ndonjë indikacion se ka qenë akt terrorist, ose i lidhur me terrorizmin.
Po ashtu, nuk dihet kujt i takonte avioni i vogël me një motor.
https://www.youtube.com/watch?v=3bfktelK_E0