Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani, pas përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion, është shfaqur tashmë në mbështetje të kandidatit të mazhorancës për Tiranën Erion Veliaj.
Në një spot elektroal, të publikuar nga kandidati Veliaj në rrjetin social facebook, Elhaida jep një videomesazh vlerësues për Veliaj.
“Erioni ka kaq shumë ide, ka kaq shumë energji sa ndonjëherë është e vështirë ta ndjekësh. Energjia e tij i duhet Tiranës”, thotë Elhaida.
Në spot përshëndesin femra të njohura të jetës publike si Miriam Cani, Arlinda Dudaj e Vikena Kamenica, duke shprehur simpatinë dhe besimin që ato kanë kundrejt kandidatit Veliaj.
#DrejtimiDuhur për gratë e vajzat.Fjala grua është në çdo rresht të programit tonë sepse ne të majtët, socialistët dhe progresistët, besojmë te familja. Çdo ditë flasim për temat që secili prej nesh diskuton në tavolinën e bukës, për shkollat, rrugët, pastrimin e qytetit dhe hapësirat për parqe e lulishte, ku luajnë fëmijët tanë. Prandaj, edhe në Këshillin e ri Bashkiak kemi 50% femra.
Posted by Erion Veliaj on Saturday, May 30, 2015









