Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë në Tiranë të ndodhur pak minuta më herët, i cili për fat nuk ka pasur viktima. Si pasojë e përplasjes së autobusit me 2 mjete në rrugën e Elbasanit në Tiranë, makinat janë bërë copash.
Ende nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia e lartë apo humbja e kontrollit nga ana e shoferëve shkaku kryesor i aksidentit të ndodhur këtë të dielë.
Për pasojë tre pasagjerë kanë mbetur të lënduar. Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.
E ka fajin Edi Rama qe nuk del ne rruge e te kontrolloj trafikun