• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj vs Alibeaj

by Ben Andoni
26/03/2023 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mbledhja e fundit e Partisë Demokratike (legale) ka përballur problematikën e madhe dhe me shumë të panjohura të përfaqësimit të tyre të rrudhur. Kanë qenë diskutimet e parlamentarëve dhe anëtarëve të ndryshëm, që kanë treguar një realitet që tashmë është i dukshëm, daljen e kësaj force në zgjedhjet e 14 Majit me një formë hibride, sepse e tillë është sot Partia Demokratike (legale). Ajo ka diskutuar tre variante për zgjedhjet: Të shkohej vetëm me këshillat bashkiak; të kandidohej me këshilla bashkiak, kurse në bashkitë me mundësi të kandidohej me emra, përfshirë 3 bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës, Elbasan. Media mëton se vetëm plani i fundit ka mbledhur votat më të mëdha, që tregon se fryma e garimit është ende e fortë mes demokratëve, qoftë edhe për një snobim të dukshëm të rivalëve të PD-së (Rithemelimit). Problemi i madh ka qenë pozicionimi i z. Alibeaj dhe mbi të gjitha mënyra sesi filozofia e tij drejtuese do përçohet në formë kapilare. Deri më tani, që nga ngarkimi i Alibeajt si kryetar në detyrë i PD-së, fakt për të cilin u bë një betejë e vërtetë në KQZ, është përshfaqur një angazhim i pakët. Pretendimi i tij i mëhershëm se do zbriste në bazë është realizuar në formë shumë sporadike, kurse pjesa e Partisë Demokratike (Rithemelimi) ka marrë vazhdimisht terren, fillimisht duke tërhequr deputetët e tij, pastaj duke ua bërë zërin më të dobët njerëzve të tij, që nuk janë bashkuar me “Rithemelimit” dhe mbi të gjitha diversionin mbi bazën. Nuk do shumë të kuptosh se grupi i “Rithemelimit” (numri i tyre do të shikohet me këto zgjedhje), ka avantazhin, ndaj Berisha po  mundohet ta ndërtojë narracionin e tij sikur flet për një PD, të vetme, minus Alibeaj-Bardhi. Kryetari në detyrë Alibeaj nuk ka mundur ta përballë këtë retorikë, që e zbythi nga godina e PD-së (që i takon me tagrin e vet), përveçse e ka relativizuar. E para, se fjalori politik i Alibeajt është inferior, para zhurmnajës së Sali Berishës, politikanit, që edhe me një damkë bajagi të madhe prej Departamentit të Shtetit dhe autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, tërhoqi një pjesë të madhe të anëtarësisë së PD-së, madje duke i përcjellë deri në një sens de facto anti-West, por që de jure, kamuflohet me eufemizma dhe me betejën e retorikës së lodhshme ndaj ambasadores Kim. Së dyti, nga pamundësia e Alibeajt për të artikuluar teza të vërteta për mënyrën e bashkimit të PD-së, duke mos e konsideruar më frymën përçarëse të disa anëtarëve të grupit të Rithemelimit. E treta nga rehatia e tij e qenies në parlament dhe mundësia e artikulimit të kauzave kundër Ramës, në një bazë shumë më institucionale sesa atë që po e bën grupi Berisha.

Për të ardhur keq është edhe fakti këtu që shumë nga deputetët e Grupit Parlamentar duket se nuk e pëlqejnë autoritetin e butë të Alibeajt, që për shkak të tagrit nuk mund të ndërmarr penalitete dhe e dyta nga zilia, qoftë edhe për qenësinë e tij si kryetar për pak kohë.

Po çfarë i mbetet të bëjë Alibeajt? Duke i ditur të gjitha këto, duke qenë i Djathtë me ADN, më shumë se shumica në PD, duket se ia ka lënë kohës, paçka se këtu qëndron e keqja e madhe ngaqë njerëzit sot kërkojnë aksione mirëfilli. Që kuptohet se Alibeaj nuk i bën dot pasi nuk ka mbështetjen 100% të kolegëve të tij, për arsyet që u thanë më lart, por edhe nga shmangja e padurimi i tyre për të parë se cili do e kryesojë këtë parti. Deri më tani, Alibeaj ka qenë një version edhe më i zbutur i Bashës në qeverisje, ndërkohë që në pjesën e mbetur i duhet të gjejë risi, që ky segment i tij të mbahet mënd, të paktën për CV-në e vet. Anipse, 14 maji është një datë provimi, ku atij i duhet ta lexojë dhe ta mendojë mirë përfundimin e votimeve. Alibeajt i duhet të ngrihet kundër Alibeajt dhe në pak javët në vazhdim duhet të punojë sa për të gjithë muajt, me ide, me gjetjen e kandidatëve potentë por edhe shpalosjes së elementëve të fushatës që do të bëjë. Elementë, që konform realitetit, ose ashtu si duken larg, na tregojnë se Alibeaj nuk mund të ngrihet kundër Alibeajt. (Javanews)

 

Next Post
“S’dua ta rikthej!”/ Kiara Tito shmang bisedën për Butrint Imerin: Histori e mbyllur prej 10 vitesh

"S'dua ta rikthej!"/ Kiara Tito shmang bisedën për Butrint Imerin: Histori e mbyllur prej 10 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi efektivë ke kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi efektivë ke kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In