• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Videoja e nënës së 15-vjeçarit me armë/ Ardi Veliu: Fjala ime doli jashtë kontekstit, Policia e Shtetit rregullisht në shënjestër nga…

by Ardit Rada
29/05/2020 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit, Ardi Veliu gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, tregoi një video, të zonjës Zaida Çobo, e ëma e 15-vjeçarit të dhunuar, e cila mbante një pistoletë në dorë, lumë reagimesh erdhën nga radhët e opozitës. Si kundërpërgjigje ndaj këtyre zërave, ka reaguar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Përmes një deklarate, Veliu theksoi se është i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.

Ai pohoi se fjala e tij ishte nxjerë nga kontektsti dhe se po bënte një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.

Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu:
Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë.

Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit.

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.

Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti siç po bëhet.
Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.
Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.
Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.
Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krim” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim.
Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.

Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!

/e.rr

Next Post
Mosndryshimi, si vrasje me paramendim

Mosndryshimi, si vrasje me paramendim

Comments 1

  1. Lando says:
    6 years ago

    Ajo ne ne film aty,nuk eshte duke e lenduar dike ne pazar,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

October 7, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com