• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/Ish-deputeti i PD fyen policin që e gjobiti për rripin: Fundërrinë, plehër, trafikant…

by Java News
30/03/2017 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së së Lushnjes ka shpërthyer me akuza të forta dhe fjalor rrugaçëror ndaj një efektivi policie që e ka ndaluar për mosvendosje të rripit të sigurimit, gjatë kohës që Myslim Murruzi po drejtonte automjetin e tij në një prej zonave të kryeqytetit.

Siç mund të shikoni në videon e publikuar nga vetë Murrizi, dëgjohen fyerje të shumta ndaj efektivit të policisë rrugore dhe ndaj policisë së shtetit në tërësi.

“Ju jeni alabakë të gjithë. Plehra, fundrrina e trafikantë drogë”, i drejtohet kryetari i degës së PD në Lushnje efektivit të policisë rrugore. Por, pavarësisht fjalorit denigrues dhe fyes të zyrtarit të lartë të PD-së, efektivi i rrugores ka mbajtur seriozitetin e duhur.

“Po drejtoni mjetin pa rrip sigurimi. Ju lutëm më jepni dokumentet” i drejtohet efektivi i policisë ish-deputetit të PD, që po ushtronte presion psikologjik ndaj tij.

“Përpara ligjit je njëlloj si gjithë të tjerët dhe je konstatuar nga shefi i trafikut që nuk kishe rrip sigurimi”, i drejtohet efektivi i policisë ish-deputetit të PD-së, Myslim Murruzit.

Por zyrtari i lartë i PD-së ka vijuar më fjalorin denigrues dhe fyes, duke sulmuar jo vetëm efektivin e policisë që po kryente detyrën, por edhe policët e tjerë.

“Kush të tha rrugës të më kontrollosh, ai drogaxhiu, ai alabaku”, dëgjohët të thotë kryetari i PD-së së Lushnjes.

Në statusin e publikuar në facebook, fjalori rrugaqëror dhe gjuha degradon edhe më shumë.

Ja çfarë shkruan ai.

“Pas denoncimeve te njepasnjeshme per grupin e SHARABAJKAVE te policise dhe pas denoncimit te mbrembeshem te nje krye LAVIREJE te kesaj tufe SHARABAJKASH qe mbushte hundet me droge ne zyre te shtetit, komandatet e droges dhe te lavireve kane filluar hakmarrjen. Ky polic qe pranon se eshte bastard bile e quan si grade, me ndalon ne mes te trafikut tek ETC me urdher te komandatit te trafikut Taulant Gjokes. Trafikanti Taulant Gjoka urdheron me radio nje polic vemje te pa fytyre pa karakter nje mjeran sherbetore ne ekstrem te rilindjes Agron Vogo qe te me ndaloj pa asnje shkak.”

Gjuha fyese e ish-deputetit të PD-së është dënuar edhe nga komentuesit në rrjetin e tij social.

Ja çfarë shkruajnë ata:

Komentuesi 1: Turp per ju qe flisni me kete fjalor. Jeni dhe zyrtar . E kuptoni se me fjalorin tuaj keni rene shume poshte ska rendesi nese jeni ne pozite apo opozite. Edukata juaj eshte me e ulet se e punonjesit te shtetit. Zgjuarsia juaj aq eshte , turp turp dhe pretendoni te vini ne pushtet…

Komentuesi 2: Provoje jashte shteti fol kshu me policin e ta shifje veten ku do fluturoje ste vjen turp shum per te deshiruar fjalori yt sado gabim te kete qene policia ti tregon vetveten me kete fjalor

Komentuesi 3: O lymi te cadra ishe ? po rripi eshte per ta vene ti po ske faj ti se gjith jeten me shalqi jeni marr ku e di ti ca eshte rregulli dhe siguria per jeten”

a.ç
Next Post
Rama: Ka të huaj që duan ‘çadrën ngrehur’, por ata s’radhiten ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë

Rama publikon rezolutën e PPE që doli kundër bojkotit të Bashës: PD nuk e votoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In