Skandali me tjetërsimin e votës në 25 qershor në favor PDIU-së së Idrizit në Tiranë po merr dita ditës përmasa edhe më të mëdha, duke e nxjerre blof Idrizin dhe pretendimet e tij. Faktet janë kokëforta dhe votat që i kanë kaluar PDIU pa qenë të sajat jo vetëm që thellojnë rezultatin në disfavor të Idrizit, por janë një precedent i rrezikshëm për demokracinë.
Lexo.al ka sjellë për dy ditë me radhë videot nga numërimi në dy qendra votimi, ku PDIU ka tjetërsuar që nuk ishin të sajat. Në një qendër votimi PDIU ka marrë 11 vota ndërsa në proces verbal shkruhet 20 vota, ndërsa në një tjetër qendër votimi ka marrë 3 vota dhe janë llogaritur 13 vota.
Sot Lexo.al sjell rastin e tretë të skandalit “Idrizi”. Janë fakte të pakundërshtueshme të tjetërsimit të votës me video, foto dhe procesverbale.
Në materialin e sotëm shihet se si në Qendrën e votimit nr. 2173, Tiranë, në Procesvebal pasqyrohen 14 vota për subjektin PDIU por nga të dhënat e videos PDIU rezulton që ka vetëm ka 4 vota.(Shih videon dhe procesverbalin më poshtë).
Pra, Idrizi ka futur edhe 10 vota të tjera në “xhep” edhe pse nuk ishin vota të hedhura për të. (Shih në fund fotot e 4 votave që janë hedhur për PDIU dhe 10 të pavlefshme, të shëputura nga video).
Këto fakte janë të pakundërshtueshme e eventualisht përbëjnë një skandal të thellë. Skandal të cilin Idrizi po e thellon çdo ditë e më shumë, çdo ditë./LEXO.AL/ma.me