Georgina Rodriguez ishte prezantuese e Sanremo mbrëmjen e së enjtes.
Dhe e dashura e Cristiano Ronaldos i befasoi të gjithë me një tango në skenë.
Të gjithë e shijuan momentin, por ai që duket mbeti me gojë hapur ishte ylli i futbollit.
Padyshim që CR7 tregoi se është një adhurues i flaktë i të dashurës së tij, pasi gjatë gjithë momentit të kërcimit sytë e tij shkëlqenin ndërsa e shihte Georginën dhe e duartrokiste.
Cristiano shijoi gjithë spektaklin e dhuruar nga bukuroshja zeshkane nga vendi i tij në rreshtin e parë.
Georgina pas mbarimit të vallëzimit tha se kjo ishte tango e saj e parë dhe se ishte pikërisht Ronaldo që e mësoi të kërcente.
“Është hera e parë që kërcej një tango në Sanremo. Rolando më ka ndihmuar, më ka mbështetur, është ai që më mësoi shumë në shtëpi,”- u shpreh ajo.
g.kosovari