• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO+FOTO/ Rasti misterioz i ‘Bobit të dobët’– piloti alien i UFO-s së kapur nga KGB

by Java News
09/07/2022 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një video e frikshme e një ‘entiteti alien’ që besohet se është regjistruar dikur nga shkencëtarët sovjetikë, vlerësohet ende nga studiues entuziastë të UFO-ve si pamja më e qartë e një jashtëtokësori.

Dhe në fakt nga të gjitha videot që pretendojnë se janë “prova” të krijesave aliene që vizitojnë tokës apo në disa raste “të tokës”, asnjë nuk është kaq e vështirë për t’i shpjeguar sesa kjo e jashtëtokësorit të njohur në Perëndim si “Bobi i dobët”.

Në pamjet e publikuara fillimisht në 2011, krijesa trupvogël shihet me kafkën e saj super të madhe dhe sytë gjigantë të zinj, që tashmë janë bërë standarde për imazhet ilustruese të vizitorëve alienë.

Video u postua filimisht nga një anonim në rrjetin Reddit, me emër përdorusi Ivan 0135, teksa shpjegonte se është regjistruar nga shërbimet sovjetike KGB pas rrëzimit të një anijeje kozmike në Rusi, e cila vinte nga “sistemi yjor Zeta Reticuli”.

“Skinny Bob” (Bobi i dobët) thuhej se ishte një përfaqësues diplomatik nga një planet rreth 40 vite dritë larg, që ishte dërguar për të diskutuar “çështje të interesave të përbashkëta.”

Por është e vështirë të besohet se një alien i ardhur nga një planet kaq i largët të duket kaq shumë njerëzor. Madje edhe sikur video të jetë një mashtrim, pyetjet mbeten; kush janë mashtruesit, për çfarë e bëjnë dhe çfarë fitojnë nga kjo?

Artisti i efekteve video Randy Sharp ka thënë se pamjet janë të rreme: “Teknologjia në kohën e prodhimit do të kishte kërkuar një nivel ekspertize nga dikush … me një nivel të lartë eksperience ose njohurie”, argumentonte Sharp.

Por asnjë nuk ka tentuar të fitojë para nga video, për të cilën ekspertët llogarisin se do të kishte kushtuar rreth $250,000 për t’u krijuar me kaq saktësi.

Producenti kinematografik Adam Wells, ka thënë se video nëse është e punuar, është e punuar me shumë kujdes. por shton se “ka diçka te vetulla e tij që më duket anima-tronike dhe jo elektronike”.

Eksperti i UFO-ve Nigel Watson thotë se alieni Bob “duket tamam si dikush që del nga një disk fluturues, si ato që janë zbuluar në Roswell,” ose nga filmat me kartona të viteve 50-të Dan Dare”.

Madje ai shton se subjekti ka një ngashmëri të çuditshme me vizatimin që i ishte dërguar nga një person i rrëmbyer prej alienëve në vitin 1970.

Ai shton: “Dhe në fakt  Bob duket tepër humanoid dhe jo aq ekzotik sa mudn të pritet prej qenieve nga sistemeve të largëta yjore”.

Kinematografi Charley Henley, i cili ka punuar në serialet e alienëve të Ridley Scott, thotë se ka shumë arsye pse alienët duken shumë njerëzorë: “Ka shumë dizajne të lidhura me anatominë njerëzore, ne vendosim shumë aspekte njerëzore te alienët.”

Sam Levin, studiues zoologjie në Universitetin e Oxford, thotë se nuk është shumë çudi që një alien të ketë tipare të ngjashme me tonat.

“Nuk mund të themi nëse alienët ecin me dy këmbë apo nëse kanë sy të mëdhenj jeshilë”, thotë Levin.

Më tej shton: “Por ne besojmë në teoritë e evolucionit si mjete për të kuptuar sesi mund të jenë alienët dhe kemi treguar shembuj të parashikimeve të forta që mund të bëjmë. Duke parashikuar se alienët kalojnë tranzicione, siç e tregon dhe kompleksiteti i specieve të tokës, mund të themi se ka nivele parashikueshmërie të evolucionit, që mund t’i bëjnë ata të duken si ne”./m.j

Next Post
Riarmatimi i madh botëror dhe rritja galopante e shpenzimeve për luftë

Riarmatimi i madh botëror dhe rritja galopante e shpenzimeve për luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për kreun e PD, analisti Fatmir Merkoçi: Tek kjo parti kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

Gara për kreun e PD, analisti Fatmir Merkoçi: Tek kjo parti kushdo që të kandidojë nuk e fiton dot me Berishën

March 31, 2026

Për çfarë duhet të debatojë Partia Socialiste?

March 31, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

March 31, 2026
Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

March 31, 2026
Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

March 31, 2026
Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In