Mediat e huaja, kanë publikuar foto e video nga protesta, ku shihet dhuna që efektivët i kanë ushtruar protestuesve. Ata kanë lëshuar drejt turmës gaz lotsjellës, si dhe nuk kanë hezituar të përdornin shkopinj gome.
Një oficer në vendin e ngjarjes tha: “Protestues të paautorizuar po përdorin automjetet e tyre për të bllokuar trafikun dhe ata po mbështeten nga të tjerët pa automjete.
Sakaq, vlen të përmendet se protestë tilla kundër masave të vaksinimit janë përhapur në shumë shteteve Evropës, e botës sipas modelit të kamionistëve kanadezë që prej gati dy javësh kanë bllokuar qendrën e kryeqytetit Ottawa.
Austria e Belgjika kanë shpallur të ndaluara manifestime të tilla, ndërsa protesta masive kishte sot në Australi ku mijëra demonstrues rrethuan parlamentin e vendit, ashtu si dhe në Holandë e Zelandë të re.