Papa Françesku vajtoi sot për sulmet që u bënë ditën e Pashkëve në disa kisha dhe hotele në Sri Lanka.
Në mesazhinb e tij nga sheshi i Shën Pjetrit i quajti sulmet mizore.
“Unë dua të shpreh dhimbjen më të thekshme për komunistetin e krishterë në Sri Lanka, të goditur kur ishte mbledhur në lutje dhe për të gjithë ato viktima të një dhune të tillë aq mizore” tha Papa Françesku në përfundim të lutjes së tij të Pashkëve “Urbi et Orbi” që ia drejtoi besimtarëve nga sheshi i Shën Pjetrit.
Ndërsa orët kalojnë edhe bilanci i viktimave nga sulme në kisha dhe hotele të Sri Lankës sa vijnë e shtohen. Deri më tani raportohet për të paktën 207 njerëz që jenë vrarë dhe më shumë se 400 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet.
BBC shkruan se janë raportuar të paktën tetë shpërthime. Tre shpërthime në Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa u shënuan gjatë shërbesës së Pashkëve.
Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury, të gjitha në Colombo, u goditën gjithashtu.
Dita e Pashkës është një nga festat të mëdha në kalendarin e krishterë.
Imazhet në mediat sociale treguan brenda një prej kishave, gjak në pllakat e dyshemesë si dhe tavane të shkatërruara.
Viktima të shumta kishte edhe në vendin e shpërthimit të parë në St Anthony, një vend i shenjtë jashtëzakonisht popullor në Kochchikade, një lagje e Colombo.
Ndër të vrarët në Kolombo ishin të paktën nëntë shtetas të huaj, thanë burimet spitalore për BBC.
Ministri i qeverisë Mano Ganeshan, në vendin e një shpërthimi në Kolombo, shprehu tronditjen e tij pas sulmeve.
Një shpërthim i tetë u njoftua në afërsi të distriktit Colombo të Dematagodës. Media thotë se ishte bombardues vetëvrasës dhe se tre persona, që besohej të ishin personel i sigurisë, u vranë gjatë një bastisjeje policore.
Askush nuk ka marrë përsipër ende sulmet e përgjakshme.
g.kosovari