4 shtator 2004. Në një “Qemal Stafa” të stërmbushur, Shqipëria niste fushtatën e kualifikueseve të Botërorit 2006, duke pritur në shtëpi Greqinë.
Sot, shënojnë plot 15 vite, nga fitorja e paharrueshme ndaj grekëve, me shifrat 2-1, të cilët, ishin shpallur kampionë Europe, vetëm 2 muaj më parë, në 4 korrik të 2004-ës, teksa në finale mundnin Portugalinë me rezultatin 1-0 me golin e Haristeas.
Golat për Shqipërinë i shënonin Murati që në minutën e tretë, pas një gabimi në mbrojtjen greke dhe më pas, Adrian Aliaj, me një goditje spektakolare nga goditja e dënimit, dyfishonte që në pjesën e parë.
Atmosfera në kryeqytet ato ditë ka qenë elektrizuese dhe kujtohet me nostalgji nga çdo njeri që ka qenë brenda atyre festimeve./panorama
g.kosovari