• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO+FOTO/ Humbi betejën 17-vjeçare me kancerin, ylli i “Roxette” Marie Fredriksson vdes në moshën 61-vjeçare

by Java News
10/12/2019 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare këngëtarja e njohur e grupit Roxette, Marie Fredriksson.

Ajo ishte gjithashtu kantautore, pianiste dhe piktore, nga Suedia, e cila themeloi grupin Roxette në 1986, e njohur për muzikën pop-rock.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar menaxheri i saj, ku në një deklaratë shkruhet se këngëtarja ka ndërruar jetë të hënën, më 9 dhjetor “pas një beteje të gjatë 17-vjeçare me kancerin”.

“Ti ishe shoqja ime e mrekullueshme për më shumë se 40 vjet,” shkroi shoku i saj i bandës Per Gessle. “Gjërat tani nuk do të jenë më njësoj”.

“Faleminderit, Marie, faleminderit për gjithçka”, shtoi Gessle në një postim emocional.

“Marie na lë një trashëgimi madhështore muzikore,” shkroi menaxheri i saj Marie Dimberg.

Fredriksson u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në vitin 2002, kohë kur pësoi incidentin e parë për shkak të sëmundjes, kur u rrëzua në kuzhinën e saj, shkruan “Daily Mail”.

Tumori i kushtoi asaj shikimin në syrin e djathtë, por pas tre vitesh trajtimi, ajo u kthye në jetën publike dhe performoi me sukses përsëri me grupin Roxette nga 2008 deri në 2016.

Sidoqoftë, kanceri iu kthye sërish. Familja e Fredriksson tha që ajo humbi jetën pas ripërsëritjes së “sëmundjes së saj të mëparshme” në fillim të kësaj jave.

Marie Fredriksson është e njohur për hitet “Listen To Your Heart”, “The Look”, “Joyride” dhe “It Must Have Been Love”.

Në vitin 2016, ajo njoftoi se nuk do të zhvillonte më turne. Një postim në Facebook ajo shkruante se: ‘Roxette duhej të fillonte pjesën e fundit të turneut të 30-vjetorit të tyre të madh RoXXXette, më 3 qershor.

Megjithatë, këngëtarja Marie Fredriksson ishte këshilluar nga mjekët e saj që të përmbahet nga turnet dhe si pasojë të gjitha shfaqjet e verës u anuluan.

Marie lindi në Suedinë e Jugut më 30 maj 1958 dhe u bë shoqe e ngushtë me shoqen e saj të bandës Per Gessle përsëri në vitet 70-të.

Ata formuan grupin e tyre, Roxette, në 1986 dhe single-in e tyre të parë Neverending Love e ndjekur nga albumi Pearls of Passion në 1986 i bëri ata yje në Suedi.

Roxette arriti suksesin e tyre më të madh kur hiti i tyre i Krishtëlindjes në 1987, “It Must Have Been Love”, u përfshi në kolona zanore e filmit “Pretty Woman” në 1990./ Javanews

Roxette star dead aged 61: It Must Have Been Love singer Marie Fredriksson passed away on Monday following a long illness (pictured in 2015

Sad: The star, who made up Roxette with bandmate Per Gessle in 1986, passed away on Monday (pictured in 1990)Her love: Marie Fredriksson pictured with husband Mikael Bolyos in Stockholm on June 8, 2013 - they married in 1994Brave: Marie pictured with Per Gessle in 1990 had undergone gruelling treatment after being diagnosed with a brain tumour back in 2002Strong: In 2005, Marie said: ‘It’s been three very difficult years, I’m healthy. I’m not receiving treatment any more.’ (pictured in 2015 on stage at the o2 arena)

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In