• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO+FOTO/ Gati të zbresë në terren njësia elitë që do godasë ‘të fortët’, Lleshaj: Askush s’shpëton

by Java News
11/09/2019 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia Speciale kundër ‘të Fortëve’ është gati për të dalë në terren në aksion. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj deklaroi se njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë (ndryshe njësia speciale kundër “të Fortëve”), është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive te reparti RENEA, përpara daljes në terren.

Lleshaj vizitoi mjediset ku punon dhe stërvitet Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë.

“Është shumë e rëndësishme që të përcjellim mesazhin: “Drejtësia mund të vonojë, por kurrë nuk harron”. Ju jeni dëshmia dhe prova, kapaciteti që ne i japim qytetarëve shqiptarë, garancia se drejtësia në Shqipëri nuk do të harrojë askënd që i është shmangur asaj. Kjo Njësi, e cila do të jetë një ndër Njësitë elitë të Policisë Shqiptare, do të jetë pikërisht prova e këtij angazhimi serioz, për të kërkuar kudo që të jetë dhe për të vënë para drejtësisë këdo që ka llogari të hapura me të. Kjo është e para që dua t’iu them.

E dyta, kjo Njësi do të jetë edhe një element i rëndësishëm bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar, për arsye se së shpejti, Njësia do të jetë pjesë e rrjetit europian të njësive që merren me kërkimin e personave që i janë shmangur drejtësisë. Në këtë kuadër përgjegjësia juaj del përtej kufijve të Shqipërisë, për arsye se ju do të jeni të angazhuar për të kërkuar jo vetëm personat që i janë shmangur drejtësisë në Shqipëri, por edhe persona që i janë shmangur drejtësisë në vende të tjera.

Ashtu si kundër Njësitë tuaja simotra homologe në vendet e europiane, do të jenë përgjegjëse dhe të angazhuara, për të kërkuar dhe venë para drejtësisë persona, të cilët i janë  shmangur drejtësisë në Shqipëri apo në vendet e tjera.  Kështu që para jush, shtrohen kërkesa të mëdha për motivim të lartë, për besnikëri ndaj misionit, për patriotizëm, për profesionalizëm, për qytetari, për vendosmëri, në mënyrë që ta plotësoni misionin e ngarkuar me nder” tha ai.

Por kjo nuk është njësia e vetme që do të krijohet në Policinë e Shtetit, pasi do të pasohet edhe nga të tjera në luftën kundër krimit ekonomik, por edhe kibernetik, etj.

“Jeni të parët që i hapni këto njësi shumë të rëndësishme për Policinë e Shtetit shqiptar. Do të fuqizoheni me tej, në të ardhmen, qoftë në numër, qoftë në teknologji, në pajisje dhe në mbështetje tjetër me qëllim që të mos mungojë asgjë për të realizuar këtë objektiv shumë të rëndësishëm. Me këtë rast dua të them se Policia e Shtetit, po merr masa për të shtuar kapacitetet e saj, përveç prezencës territoriale edhe përmes shtimit të njësive, të cilat do të merren me aspekte të cakuara të punës së Policisë. Pra, krahas aspektit territorial do të kemi edhe një aspekt të fortë lëndor të Policisë së Shtetit, përmes fuqizimit të njësive ekzistuese dhe krijimit të njësive të reja.

Si njësia juaj, që është e angazhuar për luftën kundër krimit të organizuar dhe me fokus kapjen e personave të shpallur në kërkim, do të krijohen edhe njësi të tjera. Së shpejti ne presim të krijojmë Njësinë e Luftës kundër Krimit Ekonomik, e cila do të marrë po ashtu një rëndësi të veçantë në fushën e luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave. Njësi të tjera do t’i shtohen Policisë së Shtetit, Njësia e Luftës kundër Krimit Kompjuterik, Njësi të tjera në fushën e informacionit dhe të inteligjencës, e të tjera me radhë” tha ai.

Ministri i Brendshëm tha se shtimi i kapaciteteve operacionale dhe rritja e forcës goditëse të Policisë së Shtetit është garancia e suksesit të Reformës në Drejtësi.

“Do të merren masa që të dy krahët e Policisë së Shtetit, si ai territorial ashtu si edhe ai lëndor të jenë po aq të fuqishëm, në mënyrë që, me një Polici të re të reformuar, të modernizuar, të motivuar të mund të mbështesim objektivin numër një që ka Shqipëria dhe shqiptarët që është zbatimi i Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë sukses pa patur një Polici, e cila e zbaton atë. Është shumë e  rëndësishme që Policia të ndjek me ritmin më të lartë, atë progres të madh që po bëhet në fushën e reformës në drejtësi për t’i garantuar asaj suksesin përfundimtar. Drejtësia ka vlerë vetëm atëherë kur ajo zbatohet në praktikë. Ju jeni krahu që do të mundësoni zbatimin në praktikë të gjitha vendimeve që Drejtësia e re do të marrë në të ardhmen e afërt” përfundoi ai.

g.kosovari

Next Post
U paguan për të parë ‘El Classico’/ Prokuroria kërkon 3.5 vite burg për 3 gjyqtarët e Durrësit

U paguan për të parë 'El Classico'/ Prokuroria kërkon 3.5 vite burg për 3 gjyqtarët e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In