Një zjarr i madh, i nxitur edhe nga erërat e forta, ka shpërthyer të premten në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara. Flakët e mëdha bllokuan disa rrugë dhe i detyroi rreth 100 banorë që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.
Nga informacionet e autoriteteve vendase raportohet se dy persona ka vdekur nga ky zjarr. Viktima besohet se është një rreth të 50-tave që vdiq nga sulmi në zemër gjatë kohës që po përpiqej të luftonte me zjarrin në pronën e tij. Ai nuk i kishte shpërfillur urdhrat e autoriteteve për t’u larguar nga zona e rrezikshme.
Ndërsa vikta tjetër që ka hubur jetën është 89-vjeçari Lois Arvickson edhe ky banor i zonës.
Zjarri filloi në orët e vona të së enjtes dhe deri të premten në mesditë i përfshiu mbi tre mijë hektarë.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e shpalli gjendjen emergjente të premten për rajonet Los Angelso dhe Riverside.
Autoritetet kanë përdorur helikopterë dhe aeroplanë me ujë dhe pluhur kundër djegies për t’i luftuar zjarret në natyrë, shkruan “Reuters”.
Tani që flakën janë vënë nën kontroll, banorëve iu është lejuar rikthimi, vetëm se shtëpitë e shumë prej tyre nuk ishin më në gjendjen e mëparshme.
Dëmet nga zjarret konsiderohen mjaft të mëdha, pasi kanë prekur shumë objekte branimi, si dhe vetura të ndryshme.




















g.kosovari











