Partia Demokratike ka nisur festën me rastin e 33 vjetorit të themelimit të saj në Pallatin e Kongreseve, i mbushur plotë për plotë. Aktiviteti është i ka ndërthurur mesazhet përmes muzikës dhe ndérhyrjes së themeluesve, drejtuesve aktuale dhe të rinjve të shumtë.
Mesazhet janë të ndërthurura mes folësve nga podiumi, të pranishëmve né sallé, dhe zrrave të diasporës. Vetë kryetari Lulzim Basha, ka zgjedhur që të flasë mes njerëzve, si një mesazh që tregon se kulti i udhëheqësit duhet të marrë fund.
Dy nga shtyllat e PD, të perndjekurit politikë dhe pronarët sjellin zérin e tyre në këtetë 33 vjetor dhe si mesazh, se PD u ka një borxh të madh dhe nuk do ti harrojë.
Një vend të vecantë po zë dhe diaspora, për të cilën PD ka depozituar edhe propozimin për tu mundësuar votën e tyre.
Mesazhet e ndërthurura mes të rinjve që kanë lindur jashtë por qé sot duan të kontribuojnë për vendin, të rinjve që janë larguar së fundmi si dhe studentëve shqiptaré jashte vendit, tregojnë vëmendjen e PD ndaj diasporës.
Gjithashtu shfaqet një video e realizuar për të percjell mesazhin që kudo në Shqipëri është ndezur drita e shpresës dhe se Shqipëria do të bëhet./m.j