Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pasi në automjetin e tij tip “Volkswagen” është gjetur një pistoletë “Ekol e kalibrit 9 mm”, të cilen e mbante pa leje.
Adoleshenti është ndaluar nga policia në mes të ditës teksa ecte lirshëm dhe i armatosur në rrugën Fortuzi në kryeqytet.
I riu inicialet R.C është kapur në flagrancë dhe është shoqëruar menjëherë në komisariat.
Video e arrestimit
Njoftimi i plotë
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.4 në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3 Tiranë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Fortuzi”, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit nr.4 në automjetin tip Volkswagen që drejtohej nga shtetasi i mësipërm, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Ekol Special 99” kalibër 9 mm, të cilën e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal./javanews.al
c.a