Një përplasje mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe disa deputetëve, ndër ta edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Mes debateve të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, Balla fliste nga vendi duke iu drejtuar në mënyrë konfidenciale kryetarit të Kuvendit.
Në rrëmujën e ulërimave në sallë, Peleshi iu kthye kreut të grupit parlamentar të partisë së tij me fjalët: “Zoti Balla, unë nuk jam Niko”, duke i imponuar kështu kolegut të tij të partisë etikën zyrtare të komunikimit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.











