• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

by A R
14/05/2026 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raketa e re ruse “Sarmat”, që jo rastësisht nga NATO quhet “Satan II”, në letër është një armë tmerruese.

Ajo mund të mbajë 15 koka bërthamore, të ndjekë një trajektore orbitale që nuk lejon llogaritjen e pikës së goditjes dhe në fazën përfundimtare të lëshojë një mjet (navetë) që kryen manovra me shpejtësi hipersonike, duke premtuar se mund ta bëjë të pavlefshme çdo sistem mbrojtjeje.

Për këtë arsye, pritet që hyrja e saj në shërbim, e njoftuar dje nga Vladimir Putin, të përshpejtojë garën e armatimeve bërthamore dhe të shtyjë Donald Trump të këmbëngulë për ndërtimin e mburojës hapësinore “Golden Dome”, një barrierë që sipas Kongresit amerikan do të kushtojë 1200 miliardë dollarë, shtatë herë më shumë se vlerësimet e Shtëpisë së Bardhë.

“Sarmat” kreu të martën fluturimin e fundit testues, duke u nisur nga poligoni i Plesetsk, një nga bazat sekrete në rajonin e Arkhangelskut, për t’u përplasur në një zonë ushtarake të Siberisë. Ka pasur edhe dy teste të tjera në 2018 dhe 2022, të ndjekura nga një seri dështimesh që, sipas fotove satelitore, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Projekti është konsideruar gjithmonë prioritet nga Kremlini, si një nga mjetet për të arritur epërsi strategjike ndaj SHBA-ve dhe të tjerëve.

Putin e ndoqi lëshimin në lidhje televizive nga zyra e tij, duke e quajtur “një ngjarje të madhe dhe sukses të qartë”. Ai tha gjithashtu se raketa ka një rreze veprimi prej 35 mijë kilometrash dhe se deri në fund të vitit një regjiment “Sarmat” do të jetë operacional në repartin Uzhur të rajonit Krasnoyarsk.

Kapacitete të diskutueshme

Kapacitetet reale të raketës mbeten të debatueshme.

Studimet kanë nisur në vitin 2014, ndërsa fotografia e parë u publikua në 2018, me pretendimin se do të hynte në shërbim në 2020. Nuk është e qartë nëse vonesat lidhen me mungesë fondesh për shkak të luftës në Ukrainë apo me vështirësi teknike.

Një veçori që ka habitur vëzhguesit perëndimorë është përdorimi i karburantit të lëngshëm, ndërsa që nga vitet ’60 preferohet karburanti i ngurtë, më i sigurt dhe më i shpejtë për lëshim. Nuk përjashtohet që inxhinierët rusë të kenë zhvilluar një përzierje të re që mund të ruhet për një kohë të gjatë dhe njëkohësisht të lejojë ndryshim shpejtësie.

“Sarmat” është rreth 35 metra i gjatë dhe peshon mbi 200 tonë. Ai do të zëvendësojë rreth 50 raketa R-36M të epokës së Luftës së Ftohtë dhe është projektuar për të qëndruar në silo nëntokësore. Propaganda ruse e ka lavdëruar shpesh aftësinë e tij për t’u shmangur nga sistemet e mbrojtjes, duke përfshirë edhe manovra mashtruese dhe trajektore të ulëta mbi Polin e Jugut, ku sistemet amerikane të mbrojtjes janë më pak të përgatitura.

Është përfolur gjithashtu se raketa mund të mbajë edhe sistemin hipersonik “Avangard”, një mjet që hyn në atmosferë me shpejtësi rreth 30 herë më të madhe se zëri dhe mund të ndryshojë trajektoren duke mbajtur koka bërthamore ose konvencionale. Sipas këtyre pretendimeve, çdo “Sarmat” mund të lëshojë deri në tre prej këtyre mjeteve.

Reagimi amerikan dhe “Golden Dome”

Deri tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga Uashingtoni.

Plani i Trump është i njohur, ndërtimi i një mburoje hapësinore që do të mbrojë SHBA-të nga çdo raketë balistike, përmes sistemeve të avancuara të kontrollit dhe interceptimit, përfshirë lazerë të vendosur në satelitë.

Ideja është që shkatërrimi i raketave jashtë atmosferës ta bëjë Amerikën të paprekshme nga sulmet bërthamore.

Por disa ekspertë e konsiderojnë këtë rrezik, pasi mund të krijojë iluzionin e sigurisë totale dhe të nxisë përdorimin e parë të armëve bërthamore.

Nuk dihet ende kur “Golden Dome” do të jetë gati dhe sa do të kushtojë.

Fillimisht u vlerësua rreth 175 miliardë dollarë për 5 vite, por një vlerësim i Kongresit amerikan e çon koston deri në 1200 miliardë dollarë.

/tvklan.al

Next Post
“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

"Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE", Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com