Qendra kulturore “Dhimitër Orgocka”, e njohur ndryshe si kinemaja e qytetit të Maliqit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke u djegur plotësisht. Flakët masive janë parë nga banorët që kanë njoftuar më pas policinë.
Dy mjete zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Por një nga mjetet zjarrfikëse duket se ka pësuar edhe vetë djegie në motor, çka kuptohet nga tymi që i del.
BW/d.i.