Një stallë bagëtish është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Gjegjan të Pukës.
Mësohet se zjarri ka rënë në stallën e bagëtive në pronësi të Nikoll Ndocit dhe si pasojë e flakëve janë djegur disa krerë bagëti.
Shërbimi zjarrfikës i Pukës është nisur drejt vendit të ngjarjes për neutralizimin e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.










