Në Anhui të Kinës, një grua me miket e saj kanë zhveshur dhe rrahur brutalisht një femër, që besohet se ishte dashnorja e burrit të saj.
Viktima që nuk e ka pjesën e sipërme të rrobave, shihet duke qëndruar në tokë, ndërsa goditet nga grupi i dhunshëm, transmeton Telegrafi.
Askush nuk afrohet ta ndihmojë këtë femër e cila mundohet të mbrohet nga goditjet dhe qëndron e shtrirë.
Ajo qëndron në mes të rrugës e pafuqishme që të lëvizë ndërsa gratë që e sulmojnë dhe kalimtaret e rastit e xhirojnë me kamera telefoni.
Në anë tjetër, në vendin e ngjarjes nuk shihet se vjen ndonjë polic, apo mbrojtës rendi, si dhe nuk dihet si ka përfunduar kjo ngjarje. /a.m.