VIDEO/ Zbulohet tropojani që do vriste politikanen në Kosovë
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila është marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës pasi informacioneve se ndaj saj ishte përgatitur një plan për ta ekzekutuar. E pikërisht këtë do ta bënin vrasës nga Shqipëria. Policia Kosovare ka dekonspiruar këtë plan, ndërsa vrasësi i dyshuar ka treguar se është paguar në shumën prej 60 mijë eurosh për ta ekzekutuar kryetaren e Gjakovës.
Në një raport konfidencial të Policisë së Kosovës theksohet se ai ka rrëfyer se ishte nisur për në Gjakovë që të kryejë punën për të cilën e kishin angazhuar dhe për tre ditë ka qëndruar në Gjakovë, pikërisht në Hotel Jakova, duke i ndjekur lëvizjet e Kusari Lilës.
Por, sipas rrëfimit të tij, vetëm gjatë qëndrimit në Gjakovë e kishte kuptuar se bëhet fjalë për në person që është poltikane.
Duke e pasur këtë frikë, ishte tërhequr dhe kishte vendosur që të rrëfehej para Policisë së Kosovës.
Ai, në dëshminë e tij ka përmendur edhe emrat e atyre që e kishin angazhuar e që kishin qenë nga veriu i Shqipërisë, por Policia e Kosovës e di edhe se kush kanë qenë qytetarët e Kosovës të interesuar për ta bërë këtë akt.
Sipas të njëjtave burime, Policia e ia dorëzuar të gjitha dëshmitë dhe intervistat tek prokuroria dhe pritet që tani Prokuroria të vazhdojë me procedurat.
https://www.youtube.com/watch?t=60&v=rrmkROmQidk