• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Xhemi Shehu do të largohet? “Në Top hyra 20 vjeçe, tani ka ardhur koha të heq dorë”

by Java News
08/01/2017 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezantuesja e “Portokalli” në Top Channel, Xhemi Shehu, është prej disa vitesh një prej figurave të dashura të ekranit. Xhemi është nga ato personazhet pozitivë për të cilën dëgjohen, thuhen e shkruhen vetëm fjalë të mira. Por pavarësisht kësaj ajo shpesh e mendon që të ikë nga televizioni për shkak të natyrës diskrete që ka. Drejtuesja e disa formateve të rëndësishme në TCH e kujton fare mirë ditën e parë kur shkeli në televizionin ku punon dhe sot:

“Kam hyrë për herë të parë në “Top Channel” në vitin 2003, isha 20 vjeçe. U zhvilluan audicionet për edicionin e dytë të “Fiks”-it. Dikush më pati thënë atëherë që po të pish ujë me sheqer qetësohesh. E mbaj mend që kam pirë shumë ujë me sheqer gjatë atij audicioni. Dhe nuk e kisha parashikuar që udhëtimi im do të ishte kaq i gjatë”, thotë ajo në divanin e studios së “Pasdites” së Jonida Shehut, raporton revista “Who”.

Më tej Xhemi ka treguar për natyrën diskrete që ka, që gjithnjë e ka penguar të bëjë një punë kaq publike. “është shumë e çuditshme në fakt që unë jam ende në televizion sepse jam shumë tip diskret. Nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes. Nuk më pëlqen që të dukem shumë dhe këtë përpiqem që ta shmang sa herë që më jepet mundësia duke mos postuar shumë foto në rrjetet sociale, duke evituar këto daljet apo festat e ndryshme në kryeqytet. Dhe gjithmonë në çdo program që kam bërë kam thënë “ky do të jetë i fundit, nuk do të dal më, do heq dorë”. Kështu them edhe për këtë sezon. Kështu kam thënë gjithmonë. Unë shoh vetëm “Portokalli”-në por edhe më përpara kur nuk e drejtoja vetëm atë shikoja. Tani e shoh por e shoh vetëm, asnjëherë me familjen. E shoh më një sy kritik dhe them me vete ‘këtë gjë do ta përmirësoj’ por se bëj asnjëherë”, shpjegon moderatorja.

Shehu tregon gjithashtu se të vegjlit e saj janë mësuar me idenë që kanë një mami prezantuese e nuk i bën asnjë përshtypje. “Djemtë nuk i kam marrë asnjëherë në ambientet e punës. Martini është rritur me këtë frymën që unë punoj në televizion, jam prezantuese. Po i duket krejt normale, nuk sheh asgjë të çuditshme”, tha Xhemi Shehu./a.k

Next Post
“Der Spiegel” kritikon liderët e Ballkanit: Po keqpërdorin BE-në pë interesat e tyre (Vuçiç shtiret si fans i Europës, por…)

"Der Spiegel" kritikon liderët e Ballkanit: Po keqpërdorin BE-në pë interesat e tyre (Vuçiç shtiret si fans i Europës, por...)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In