• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ I vunë gjobë 25 mijë euro biznesmenit emigrant, dalin në dritë detaje të reja, prangosja

by Java News
06/02/2017 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një biznesmen ka bashkëpunuar me policinë, duke çuar në pranga dy persona, të cilët e kërcënuan me vrasjen e të birit nëse brenda pak orësh nuk do t’u dorëzonte 25 mijë euro.
“Na jep 25 mijë euro, ose do të vrasim djalin”.
Ky ka qenë mesazhi që ka marrë më 4 shkurt biznesmeni me inicialet V.P., në Lezhë. Por kërcënuesit, shtetasit Ded Gjoka nga Mirdita dhe Ded Çuku nga Shkodra, kanë rënë në pranga në momentin që do të merrnin paratë. Sipas të dhënave, Policia është vënë në lëvizje menjëherë pasi ka marrë sinjalin nga personi që ishte kërcënuar.
Përveç shumës së kërkuar, gjobëvënësit e këshillonin atë që të mos njoftonte policinë, pasi do të kishte pasoja të rënda për të. Ndodhur në këto kushte, biznesmeni nga fshati Torovicë i Lezhës, i cili për një kohë të gjatë ka qenë emigrant, vendosi që të bëjë kallëzim në Polici. Këta të fundit u vënë menjëherë në lëvizje dhe në harkun kohor të 5 orëve, munden që të identifikojnë dhe arrestojnë autorët e ngjarjes.

Policia i kërkoi shtetasit me iniciale V.P. që të bashkëpunonte dhe t’i informonte gjobëvënësit e tij se do t’ua sillte lekët. Ai la takim me ta në fshatin Malecaj të Lezhës. Por të gjitha lëvizjet e tij kanë qenë në survejim të Policisë. Biznesmeni ua la qesen e lekëve pranë një ure, pikërisht atje ku i kishin thënë shtetasit Ded Gjoka dhe Lek Çuku. Këta të fundit po e vëzhgonin atë me dylbi dhe janë nisur të marrin paratë, pasi kanë parë shtetasin V.P. që t’i linte në vendin e përcaktuar. Por, në të njëjtën kohë në zonë kishte mbërritur edhe policia, e cila po mbante në vëzhgim lëvizjet e autorëve. Ata morën qesen e lekëve dhe pasi i hapën dhe u siguruan për to (paratë ia kishte dhënë policia biznesmenit), u nisën për t’u larguar me një mjet.

Por rreth 200 metra më tej, ata janë ndaluar nga policia që u kishte zënë pritë dhe u arrestuan në kushtet e flagrancës. Në makinë u gjet dhe qesja e lekëve që kishin kërkuar, si dhe një palë dylbi. Në cilësinë e provës materiale policia u sekuestroi sasinë e parave, dylbitë, telefonat celularë dhe automjetin me të cilin po udhëtonin. Operacioni përfundoi në një kohë të shpejtë, ndërkohë që policia ka bërë të ditur se njëri prej autorëve ka qenë i dënuar dhe më parë për tentativë vrasjeje.

Nga të hetimet e policisë, bëhet e ditur se biznesmeni, të cilit i kanë kërkuar paratë, kishte pasur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë. Dyshohet se kanë qenë këta të fundit që kishin kërkuar ndërhyrjen e dy personave që u arrestuan, për të marrë sasinë e parave që pretendoheshin prej tyre se ai ua kishte borxh. Në lidhje me ngjarjen, Policia së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota, ndërkohë që biznesmeni është marrë në mbrojtje nga policia. /ma.me

 

 

8e78c8e3-c253-46e0-9f87-167c83b85fcd
7eb74823-9825-4f5b-8de1-26ef5dea7408
lezhe gjobe ma.me

 

 

Next Post
Merkel edhe një mandat në krye të CDU’së

ZYRTARE/ Konservatorët gjerman emërojnë Merkel si kandidate për kancelare në zgjedhjet e shtatorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In