Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës së tij të sotme në Preshevë ku u takua edhe me kreun e kësaj komune, Ragmi Mustafa nuk i lënë as batutat.
Gjatë qëndrimit në qendrën e maternitetit në Preshevë ai duke iu falënderuar donatorëve të projektit për ndërtimin e këtij objekti, i tha të parit të Preshevës se Qeveria në Tiranë duhet të kishte investuar më shumë për ta:
“Ragmi këta të tutë mund të kishin dhënë më shumë se 50 mijë euro, këtë do t’ia them Edi Ramës kur të dëgjohem me të pasdite por i falënderohem edhe atyre që i kanë dhënë 50 mijë euro për këtë maternitet”, ka thënë ai.









